Futboll Sport

BËN INTER TË ËNDËRROJË NË MIQËSORE/ Lukaku shënon “POKER” golash në debutim

Romelu Lukaku prezantohet me një poker golash para tifozëve të Interit.

Vetëm pak orë pas fitores me penallti ndaj Valencias në trofeun “Naranja”, zikaltrit kanë zhvilluar një tjetër sfidë miqësore, këtë herë në Appiano Gentile ndaj Virtus Bergamo skuadër e Serie B.

Sfida përfundoi me rezultatin e thellë 8-0 në favor të Interit, ndeshje në të cilën u impenjuan lojtarët që nuk ishin të grumbulluar për ndeshjen ndaj Valencias, të tjerë që luajtën pak minuta ndaj skuadrës spanjolle dhe lojtarë të Primaveras.

Sytë e të gjithë ishin te Romelu Lukaku, i cili nuk zhgënjeu në daljen e tij të parë me fanellën e Interit, pasi shënoi 4 gola.

Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Vecino dhe talenti Esposito, që shënuan nga dy herë.

Related posts

SERIA A/ Ky është lojtari NËN 21 më i shtrenjtë

Sadik.Autor

INZAGI ME SURPRIZË NË PORTË/ Zikaltërve u rikthehet dyshja e sezonit të kaluar. Si pritet të rreshtohet Interi sonte ndaj Kremonezes

F.autor

Ivan Strinic: Unë kam nënshkruar një kontratë me Milanin

Sadik.Autor

Leave a Comment