Futboll La Liga Sport

MERR FUND DILEMA PËR TË ARDHMEN E COUTINHOS/ Barcelona vendos të mbajë yllin brazilian deri më…

Pikëpyetja për të ardhmen e Philippe Coutinhos duket se më në fund po gjen një përgjigje.

Ylli brazilian i futbollit lidhej me një largim të mundshëm nga “Camp Nou”, pasi sezonin e kaluar nuk arriti të bindte trajnerin Valverde, por as tifozët e skuadrës.

Emri i Coutinhos ishte pjesë e thashethemeve për një shkëmbim të mundshëm me Neymar JR, por lidhur me këto nuk pati asnjë lëvizje konkrete.

“Marca” së fundmi raporton se Barcelona do ta mbajë lojtarin, të paktën deri në janar.

Katalanasit ishin të hapur ta shesin lojtarin, por drejt tij nuk pati oferta bindëse, kështu që kampionët e La Ligës janë “dorëzuar” për shitjen e tij.

Coutinho do të ketë telashe për të fituar një vend në formacion, pasi ka konkurrencë të fortë me emra si Griezmann, Dembele, Arthur e De Jong.

Related posts

PIKANTE/ “Hë mo Trasho, e sheh ç’na bëre”, Muzaka sfidon tifozët e kuq. Ja çfarë nuk u pa në TV

F.autor

E diela ditë feste në Francë, koncerti i Beyonce dhe finalja e Botërorit

Isa.Autor

U NDALUA TË LUAJË NË “AUSTRALIAN OPEN”/ Në pritje të gjykimit, Djokovic rikthehet si “i burgosur”

Delo.autor

Leave a Comment