Futboll Premier League Sport

BESON PËR NJË TJETËR SEZON TË SUKSESSHËM/ Flet Klopp: Pretendët për titull janë…

Jyrgen Klop këmbëngul se Liverpuli nuk kishte përse të shpenzonte aq shumë sa Mançester Siti këtë verë për t’i mundur ata në garën për titull. Fituesit e Champions-it kanë transferuar Harvi Eliot nga Fulhami dhe Sep Van den Berg nga Zvole, ndërsa me portierin Adrian firmosën me parametër zero.

Gjithsesi, “reds”-at kanë besim në skuadrën aktuale për të përsëritur një tjetër sezon të suksesshëm. “Nëse ulemi për një sekondë dhe analizojmë skuadrën, a na duhen lojtarë të tjerë? Njerëzit do thonë po, na duhen zëvendësues për Manenë, Salahun etj.

Por ata lojtarë janë këtu. A na duhet një goditje e madhe? Njerëzit mendojnë se lojtarët nga klubet e tjera, vendet e tjera, janë më të mirë se ata që ne kemi, por pa pasur prova të vërteta. Thjesht gjëja e re është më emocionuese. Është si një makinë e re. Makina e vjetër është krejtësisht e besueshme, por ti do një të re dhe pas dy javësh ajo të lë në rrugë. Duket më e mirë, por nuk është edhe aq e mirë”, tha tekniku gjerman gjatë një interviste për “Sky Sports”.

liverpuli

6 ekipe për titull

Siti ka pasur një hap të pakrahasueshëm gjatë dy sezoneve të fundit, duke dominuar në ishull. Për të shmangur vetëkënaqësinë e “qytetarëve” të tij, trajneri Guardiola tha pas fitores së Superkupës kundër Liverpulit se këtë vit do të jetë më e vështirë gara për titull, sepse përveç Liverpulit, do luftojnë edhe Mançester Junajtid, Çelsi, Totenhemi dhe Arsenali.

I të njëjtit mendim është edhe Klop: “Do të thosha se ka të paktën gjashtë skuadra pretendente. Evertoni, për shembull, është përpjekur për të qëndruar shumë konkurrues. Ata kanë bërë shumë në merkato dhe mendoj se ndoshta do të vijnë edhe disa lojtarë të tjerë. Kishin një skuadër shumë të mirë sezonin e shkuar dhe e kanë përmirësuar me blerje shumë interesante. Nuk e kuptoj përse njerëzit kanë përshtypjen se Arsenali nuk do jetë pretendent apo Çelsi me Lampardin, i cili ka sjell ekzaltim në klub”.

Related posts

Pas ndeshjes në Botëror, Balotelli ofendon keq lojtarin kroat: Je p*** nëne!

Isa.Autor

PATËN NJË DEBAT GJATË NDESHJES/ Lampard “thumbon” Mou: Po fliste më shumë me gjyqtarin se sa me lojtarët e tij

Delo.autor

Tuchel tregon momentin kur e kuptoi se nuk kishte asnjë shans kundër Arsenalit

Isa.Autor

Leave a Comment