Futboll Sport

NDESHJEN DEBUTUESE E LUAJTI I DEHUR/ Kush është Robin Gosens, ylli i Gjermanisë që kërkon të bëhet polic

2021 – Vera kur e gjithë Gjermania ra në dashuri me Robin Gosens. Mesfushori me tipare sulmuese që luan për Atalantën në Itali ishte pa dyshim lojtari më i mirë për gjermanët ndaj Portugalisë, duke shënuar 1 gol dhe dhënë dy asiste. Ai u bë lojtari i parë pas Bastian Shvainshtaigerit që merr pjesë në tri gola në një Europian.

KUSH ËSHTË KY GËSENS? – I lindur në Emerih, mamaja gjermane dhe babai holandez. Vetëm 500 metra nga kufiri me Holandën ka nënshtetësi të dyfishtë. Gjyshi i tij është polic, një profesion të cilin edhe ai kërkon ta ndjekë. Për “Bild” ai tregon se: “Në zonën e ‘NordreihnWestfahlen’ kam bërë shumë teste si lojtar kur isha i ri. Por vetëm në një nga këto teste arrita të kaloja në fazën tjetër të përzgjedhjes.

Më pas nënshkrova kontratën e parë si profesionist, edhe pse nuk ishte një sukses i radhës”, tha lojtari. Gësens luajti në një qendër për rritjen e talenteve në një skuadër amatore në Holandë. Ai u zbulua kur ishte vetëm 17 vjeç, në një ndeshje të “VFL Rhede”.

Një natë para se të spikaste ishte me shoqen e tij në disko. Në biografinë e tij, ai shkruan për rrugën e tij drejt futbollit profesionist. “Unë bëja pjesë tek ata lojtarë për të cilët mendonin se mund të luaja më mirë me alkool në gjak. Shkuam për të luajtur në Kleve, një natë para kishim festuar dhe kur nisi loja isha i etur për të luajtur. Gjithçka shkoi mirë dhe shënova gol, fitova një penallti dhe dhashë një asist. Atë ditë fituam 3-1.

Pasi mbaroi ndeshja nisi gjithçka. Doja të shkoja vetëm në shtëpi dhe të bëja dush. Pjesën tjetër do të qëndroja në krevat. Por papritur më vjen një djalë dhe më thotë: ‘Robin e di që tingëllon si çuditshëm, por doja të të ftoja për një provë te Vitese’. Thashë me vete: ‘Mirë, do të shkoj’. Por më pas nisa të mendoj se si të mos i bija në sy personit që më bëri ftesën që nuk kam pirë deri në 6 të mëngjesit. U mundova të mos krijoj kontakt me sy dhe merrja frymë në krahun tjetër. Ja arrita të fitojë këtë takim pasi personi më çoi te Vitese”.

Më pas vjen firma me Vitesen në skuadrën U19 në 2012-ën. Nga aty Robin shkon te Heravles për 200 mijë euro në 2015-ën. Në 2017-ën vjen në Itali ku Atalanta pagoi 1.17 milionë euro. Që atëherë ai është bërë një lojtar formacioni për zikaltërit duke siguruar kalimin në Champions për të tretin vit radhazi.

Vlera aktuale e tij është 35 milionë euro. Gjërat e tjera që duhet të dini për atë janë: Ai studion për psikologji. Jeton me shoqen e tij Rabea në Bergamo dhe kanë së bashku një qen. Ka tatuazhe, një për familjen, një me motrën tij që ka vdekur, një me datën e ndeshjen e së parë si profesionist. Idhulli i tij në fushë është David Alaba. Jashtë fushë janë prindërit idhujt e tij.

“Ata më kanë edukuar duke më bërë një burrë me vlera. Këta kanë njerëzit të cilëve u jam shumë borxhli”, u shpreh Gësens. Ajo që shumë veta nuk dinë është se në 2011-ën Robin nuk kaloi provën te Dortmundi. “Ishte një ditë jo e mirë për mua pasi çdo pasim që bëja shkonte 5 metra larg lojtarit. Ishte një katastrofë”.

Një kalim i tij te skuadra që ka dashur më shumë, Shalke, u prish teksa nuk u lejua të largohej nga Atalanta. Për sa i përket kombëtares, ai mund të luante edhe për Holandën. Atëherë trajneri i portokallinjve, Ronald Kuman, pyeti për të disa ditë para Jogi Lëvit, por u refuzua nga lojtari.

Gësens zbuloi më pas edhe SMSnë që Jogi i kishte dërguar: “I dashur Robin, jam Joakim Lëv. Numrin tënd e mora nga menaxheri yt. Do të kisha dëshirë të telefonoja me ty në ditët e ardhshme. Më thuaj kur mundesh? Gjithë të mirat”. Pjesa tjetër është histori.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Itali-Greqi. Rezultati 1-0

Delo.autor

MAHNITËSE/ E dashura e RONALDOS dhuron spektakël në “Luzhniki” (FOTO)

Isa.Autor

FESTON 50-VJETORIN/ Juventus e “rivesh” trajnerin Conte “bardhezi” (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment