Futboll Sport

“ÇMENDURIA” VJEN NGA SERBIA/ Tifozët e Crvena parkojnë para stadiumit… tankun (FOTO)

Mbrëmjen e sotme do të mësohen tre skuadrat e para që sigurojnë pjesëmarrjen në grupet e UEFA Champions League nga turi play-off. Një prej dueleve që premton spektakël është ai mes Crvena Zvezda dhe Young Boys.

Takimi i parë është mbyllur në barazim 2-2 dhe kjo e bën akoma dhe më interesant këtë 90 minutësh. Por, edhe pse një ndeshje futbolli, tifozët serb kanë menduar për ta bërë të frikshëm startin e saj. Ata kanë parkuar një tank të dekompozuar para stadiumit të tyre, një gjest që nga tifozët është përshkruar si plotësisht normal.

Makina e Yllit të Kuq është duke u përgatitur”, -shkruan faqja zyrtare e klubit nga Beogradi.

Rreth kësaj ngjarje nuk janë prononcuar asnjë zyrtarë i klubit, teksa tifozët e shumtë sigurojnë kundërshtarin se parkimi i tankut nuk është aspak provokator.

Ky nuk është një provokim … Kjo është plotësisht normale … Lufta përfundoi 25 vjet më parë,”-tha Nenad, një tifoz nga qyteti verior i Zrenjanin.

Ky është simboli qysh kur kam qenë një tifoz i Yllit të Kuq.– u shpreh një tjetër.

Tanki T-55 i krijuar nga Sovjetik është një nga 1000 mijë mjetet që shërbeu për dekada në Ushtrinë Popullore Jugosllave, përfshirë edhe luftërat jugosllave të viteve 1990.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Mbrojtësi Dermaku nuk bën pjesë tek planet e Parmës, kërkohet nga klubi italian…

Delo.autor

E BUJSHME/ Nëse dështon me “Ekuban”, Partizani në sulm për lojtarin e Torinos

Isa.Autor

KUPA E ITALISË/ Asist perfekt i Bennacer, “Pistoleta” Piatek zhbllokon sfidën ndaj Spal (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment