Futboll Sport

NJË SILURË DHE ROVESHAT/ De Arrascaeta dhe Candreva kandidat potencial për çmimin “Puskas”, ja “perlat” (VIDEO)

Nuk e kemi njohur ende fituesin e çmimit prestigjoz “Puskas” për sezonin 2018-2019, por shumë futbollistë kanë nisur të hedhin kandidaturën për tu zgjedhur si goli më i bukur në sezonin e ri futbollistik.

Antonio Candreva ishte protagonist kryesorë në fitoren 4-0 që Inter mori në shtëpi ndaj Lecce. Italiani lëshoi një silurë të vërtetë nga rreth 30 metra, duke vulosur “pokerin” dhe ngjalli pretendimet se ky gol duhet të përfshihet me doemos në garën për çmimin “Puskas”.

Gjithashtu, në garë nuk pritet të mungojë as Giorgian de Arrascaeta. Mesfushori ishte fantastik në fitoren 3-0 që Flamengo mori ndaj Ceara. Teksa po kronometrohej minuta e 97-të, 25 vjeçari bëri një lëvizje teknikisht të përsosur akrobatike, duke prodhuar një nga golat më të bukur në histori.

Related posts

I MAGJEPSUR NGA OSIMHEN/ Mihajlovic: Ja pse është më i mirë se bomberi Lukaku

Delo.autor

SFIDA E NDERIT/ Momenti i veçantë në fitoren e rivalëve të Shqipërisë, portieri la në mes ndeshjen mes lotëve

Delo.autor

Mattia Perin shkon drejt Juventusit për 15 milionë euro

Sadik.Autor

Leave a Comment