Futboll Seria A Sport

CONTE DËSHIRON NJË MESFUSHOR/ Marotta kërkon të “rrëmbejë” lojtarin e Juventus…

Antonio Conte dëshiron një mesfushor te Interi dhe drejtuesit janë të gatshëm t’ia plotësojnë këtë kërkesë.

Dëshira e teknikut italian është lojtari i Barcelonës, Arturo Vidal, të cilin e ka stërvitur edhe gjatë kohës kur ishte në drejtimin e Juventusit, por është e vështirë për tu arritur një marrëveshje me katalanasit për mesfushorin kilian.

Në këtë situatë drejtuesit e Interit kanë misur të shikojnë për objektiva të tjerë dhe sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport” zikaltërit po mendojnë për një lojtar të Juventusit. Bëhet fjalë për Blaise Matuidi, i cili nuk është në planet e teknikut Sarri dhe e ardhmja e tij pritet të jetë larg Torinos.

Mesfushori francez ka edhe një vit kontratë me “Zonjën e Vjetër” dhe skuadra nga Milano mund të provojë ta transferojë për një çmim të konsiderueshëm.matuidi

Megjithatë para se të nisin kontaktet për Matuidi, nga Interi duhet të largohet Borja Valero i cili thuhet se nuk është në planet e Kontes për sezonin e ri.

Related posts

Siguruan një pikë në Shkodër, ja sa miliona përfiton Kamza

Sadik.Autor

PARA NDESHJES NDAJ LIVERPOOLIT/ Solskjaer: Për fat të keq edhe këtë sezon…

Delo.autor

STATISTIKA/ Fitoi Superkupën e Italisë me Interin, Simone Inzaghi arrin rekordin e veçantë në karrierë

Delo.autor

Leave a Comment