Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Ka shkëlqyer në Superiore, ish-skuadra e portierit të Kombëtares ofertë yllit të Laçit

Lojtarët e Laçit janë prej vitesh në qendër të vëmendjes së ekipeve më të mira në Superiore. Por nga kurbinasit në dekadën e fundit janë transferuar disa futbollistë jashtë Shqipërisë, ku më i bujshmi mbetet kalimi në Kroaci i Myrto Uzunit dhe gjithashtu i portierit Gentjan Selmani në Turqi.

Mirëpo, klubet turke duket se janë fiksuar më shumë me lojtarët e Superiores së fundmi. Skuadra e Ligës së Parë, Menemenspor, aty ku deri një vit më parë luante Selmani (tani është pjesë e Bolusporit), ka vënë në shënjestër mesfushorin e Laçit, Regi Lushkja. Mediat në Turqi raportojnë se Menemenspor ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Laçit.

Lushkja është nën kontratë me kurbinasit edhe për sezonin e ri, ndërsa tashmë klubi turk pret përgjigjen e presidentit Pashk Laska për të blerë fantazistin kavajas.

25-vjeçari është prej pesë vitesh pjesë e padiskutueshme e formacionit bardhezi. Në kampionatin e fundit luajti 33 ndeshje dhe shënoi 5 gola, duke qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm në mesfushën e kurbinasve. Gjasat janë që Laçi të transferojë titullarin në Turqi, por ende nuk dihet zyrtarisht nëse oferta e turqve ka kënaqur presidencën bardhezi.

TESTI I FUNDIT – Laçi do të luajë sot në orën 17:30 testin e fundit në Strugë, aty ku që prej datës 14 qershor po kryen një minifazë përgatitore në prag të përballjes me Podgoricën në Ligën e Konferencës. Kundërshtari i radhës për kurbinasit është klubi maqedonas, Sileks, teksa ndeshja do të zhvillohet në stadiumin e Strugës. Më parë bardhezinjtë e Shpëtim Duros kanë luajtur ndaj Strugës U-19 dhe Shkëndijës së Tetovës.

Related posts

THEU FJALËN E TRAJNERIT SHEHI/ Dënohet futbollisti i Tiranës. Ja sanksioni i klubit

Delo.autor

“ÇMIME TË KRIPURA”/ Deri në 90 mijë lekë për të parë kombëtaren ndaj Skocisë

Isa.Autor

Pritet firma me dy sulmues, përforcohet Napoli!!!

Q.Autor

Leave a Comment