Futboll Premier League Sport

DEL KUNDËR “DJAJVE TË KUQ” PËR ÇËSHTJEN ALEXIS SANCHEZ/ Solskjaer i del në krah: Është pjesë e skuadrës dhe një…

Trajneri i Manchester United Ole Gunnar Solskjaer ka dalë kundër drejtuesve të “djajve të kuq” në lidhje me çështjen Alexis Sanchez.

Kileni përflitej për një largim nga skuadra e United pasi paga e tij ishte e papërballueshme për klubin, dhe ata e kishin kërcënuar lojtarin se në qoftë se ai do të qëndronte do të luante me ekipin e dytë të skuadrës.

Mirëpo tekniku Solskjaer ka bërë një deklaratë të kundërt me atë të drejtuesve.

Norvegjezi u shpreh se Sanchez është një pjesë e rëndësishme  e skuadrës .

Alexis është një profesionist i vërtetë. Ai erdhi këtu dhe po punon fort. Është pjesë e skuadrës dhe është një lojtar shumë i mirë. Nuk kemi shumë sulmues në dispozicion dhe ai mund të luajë më shumë ndeshje se sa ju mendoni. Ne presim që ai të vijë në formën më të mirë”, – tha Solskjaer.

Related posts

NBA/ Harden magjik për Houston, Clippers “ngec” në fushën e Philadelphia

Delo.autor

LIVE/ Partizani-Tirana: Baraspeshë totale, Hebaj nderon Gegën dhe ndez atmosferën në derbi

Isa.Autor

LUFTA NË UKRAINË/ Reagon presidenti i FIFA-S: Jemi të tronditur…

Delo.autor

Leave a Comment