Futboll Seria A Sport

YLLI BELG ËSHTË NJERIU I MOMENTIT TEK INTER/ Flasin lojtarët “Zikaltër”: Lukaku, një “bishë” që…

Pa asnjë hije dyshimi mund të themi se Romelu Lukaku është njeriu i momentit në skuadrën e Interit. Sulmuesi belg, i cili u kushtoi zikaltërve 65 milionë euro (+10 bonuse), ka rrëmbyer menjëherë zemrën e tifozërisë.

Ata e kanë pritur si hero gjigantin e sulmit dhe po i shijojnë këto ditë të para të numrit 9 të skuadrës së Interit. Numri që prej vitesh është mbajtur në shpinë nga Mauro Ikardi, tani është pronë e Lukakut dhe ai duhet të shkëlqejë në San Siro. Pritshmëritë rreth “Big Rom” janë të larta dhe ai ka për detyrë që të mos i zhgënjejë tifozët, por mbi të gjitha edhe trajnerin Antonio Konte.

Ish-sulmuesi i Mançester Junajtid u prit si mbret në “Malpensa” dhe debutoi me një 4-golësh në miqësoren kundër Virtus Bergamos. Nuk është rivali i duhur për të matur forcën e Lukakut, por si fillim nuk ishte aspak keq. Mbrojtësit- Për fatin e tyre të keq, mbrojtësit e skuadrës së Serisë D ishin të parët që duhet të përballeshin me sulmuesin e Interit dhe ai u shënoi 4 herë. Disa prej tyre i thurin elozhe. “Nuk është aspak i lehtë për t’u markuar. Në impaktin e parë të tremb struktura e tij fizike, e cila është realisht impresionuese. Për më tepër është shumë i fortë teknikisht dhe taktikisht”, tregon për “Sportmediaset” Danilo Kapitanio.

Riçardo Riva, kapiteni i Virtus ndalet në një tjetër aspekt, atë të inteligjencës. “Më surprizoi fakti që vetëm në pak ditë me skuadrën e re, ai kishte mësuar disa fjalë italisht. Ishte integruar mjaft mirë me shokët e skuadrës dhe kjo tregon inteligjencën e madhe të tij”, thotë kapiteni i skuadrës italiane. Tani jemi të gjithë në pritje të ndeshjeve të tjera dhe mbi të gjitha të atyre zyrtare. Aty duhet të tregojë forcën e tij, por mënyra si ka nisur duket se Romelu Lukaku do ta bëjë me krahë dhe të ëndërrojë tifozërinë e Interit.

Related posts

Shkëndija nuk fal, Izair Emini mban premtimin

Q.Autor

LEGJENDAT E MANCHESTERIT BEFASOJNË FERGUSONIN/ Shikojeni surprizën e veçantë… (FOTO)

Isa.Autor

TENSION në konferencë për mungesë informacioni/ Panucci AKUZON zëdhënësin e FSHF-së

F.autor

Leave a Comment