Futboll Premier League Sport

DËSHTOI TEK MANCHESTER UNITED/ Aleksis Sanchez drejt transferimit tek klubi i Serie A…

Aleksis Sançez mund të largohet nga Junajtid këtë merkato, dhe destinacioni i tij në rast largimi do të ishte Italia.

Sipas asaj që shkruan “The Telegraph”, për lojtarin ka shfaqur interes Roma, të cilët prej kohësh janë në kërkim të një sulmuesi. Verdhekuqtë janë të interesuar për të marrë shërbimet e 30-vjeçarit, në formën e huazimit për një sezon.

Pavarësisht se Solskjaer, shpesh herë është shprehur se Sançez, nuk do të largohet, mediat angleze thonë se Roma është shumë e interesuar për të transferuar kilianin. Sulmuesi kaloi para 2 sezonesh tek Junajtid nga Arsenali, në marrëveshjen për kalimin e Mikitarjan tek “Topçinjtë e Londrës”.

Gjithsesi gjatë 2 sezoneve me “Djajtë e Kuq”, Sançez ka qenë totalisht jashtë formës, teksa në 45 ndeshje ka shënuar vetëm 5 gola, dhe tani mund të nisë një aventurë të re, larg Premier Ligës.

Related posts

Jorginho në radarin e disa klubeve nga Premier League

Sadik.Autor

“NUK U MENDOVA DY HERË PËR JUVENTUS”/ Flet sulmuesi Kulusevski: Tifozëve iu premtoj se do të…

Delo.autor

KËNGA “BARDH’ E BLU” NË HOLLIN E HOTELIT GJEORGJIAN/ Shikoni si motivohet Tirana para sfidës së Championsit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment