Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“DOJA TË THYEJA STOLIN KU ISHA ULUR”/ Rrëfehet Ardian Ismajli : Ju tregoj ditën më të keqe në karrierën time

Ardian Ismajli është hajmalia dhe sig uria e Hajdukut të Splitit. Kjo, sepse në katër takime që ka zhvilluar ai këtë edicion, skuadra ka fituar me rezultat të pastër pa pësuar gol, ndërsa në të vetmen ndeshje që mungoi, pa humbjen 3-1 nga stoli.

ismajli

Në një intervistë të dhënë për mediat kroate, qendërmbrojtësi i Kombëtares flet edhe për rivalitetin me “kuqezinjtë” e tjerë në Kroaci, por tregon marrëdhënien me trajnerin Reja si dhe planet e këtij të fundit për të jetuar në Kroaci.

Kur mungoni ju, ekipi nuk mbron dhe mundet…

Trajneri na motivoi shumë pas asaj ndeshjeje, sepse morali i skuadrës ra shumë dhe shihet që kemi siguruar 3 fitore në kampionat. Megjithatë, nuk ka të bëjë as Ardiani apo as mbrojtja. Është e gjithë skuadra që merr pjesë në lojë dhe mbrojtja nis që nga sulmuesi. Kur të gjithë ndihmojnë njëri-tjetrin dhe kur të gjithë sillen si në një familje, atëherë mund të arrihet suksesi.

Kë preferoni në mbrojtje përkrah jush?

Asnjë dhe të gjithë. Luaj me të gjithë, pavarësisht se ju mediat vlerësoni shpesh që me Stefan bëjmë më mirë. Jua thashë, për mua janë të gjithë si vëllezër në ekip dhe me këtë ndjesi mund të luaj me gjithkënd njësoj.

Në sistemin 4-2-3-1, ndiheni mirë me mesfushorët që ju ndihmojnë?

Nuk ka të bëjë vetëm sistemi i skuadrës sonë, por i bazuar edhe me atë të ekipit kundërshtar. Kur edhe kundërshtarët zbresin me të njëjtin rreshtim, atëherë po, mesfushori ndihmon shumë, sepse qendërmbrojtësit e kanë lehtësisht të markueshëm sulmuesin. Jo vetëm për markimin, por edhe për të nisur lojën. Ky sistem të bën të jesh komod në çdo sistem të lojës, sepse mbrojnë të gjithë dhe sulmojnë të gjithë. Besoj është më i miri.

Ismajli

Çfarë ndodhi ndaj Gziras (Hajduk fitoi ndeshjen e parë në Europa Ligë 2-0 dhe u mund në të kthimit 1-3)?

Unë nuk luajta, por isha shumë nervoz në pankinë. Kur ishte 1-2, lutesha që të qëndronte aq rezultati, sepse na mjaftonte për t’u kualifikuar. Futbolli është i tillë në disa raste, por ishte gjynah edhe prej tifozëve. Mirëpo, ata duhet ta dinë që ne futemi në çdo ndeshje për ta fituar, por ndodh edhe kështu. Uroj të na shërbejë si mësim ajo sfidë që ta shmangim dhe të mos na përsëritet më.

Po kur u shënua goli i tretë, si ishte ndjesia juaj?

Doja ta thyeja stolin ku isha ulur. Nuk e besoja dot. Nuk është mirë kur një skuadër si ajo eliminon një klub të madh si Hajduku nga Europa Ligë. Sa për shembull, e patë besoj se ndaj një ekipi letonez u mposhtën 4-0. Nuk përsëritet më një ndeshje si ajo.

E paskeni përjetuar shumë…

Ka qenë dita më e keqe në karrierën time. Të ngjashme si ajo humbje, kam përjetuar edhe një ndaj Rudes me rezultatin 3-2. Njerëzit këtu jetojnë me futbollin. Kur del në rrugë, të pyesin gjithmonë për diçka. Ata nuk thonë ndonjë gjë të rëndë që s’duhet, asnjëherë, por duan vetëm që skuadra e tyre të jetë më e mira, në Kroaci dhe në Europë.

Cili është kundërshtari më i vështirë në Kroaci?

Radonjiç. Ma kishte thënë edhe miku im Rrahmani se çfarë më priste përballë tij. Një lojtar shumë i gjatë dhe që shërben shumë për Kastratin apo të tjerë lojtarë që ka pranë vetes sa herë i shërbehet një top i gjatë. Shumë i rrezikshëm.

Çfarë ekipi prisni, pasi emri juaj u kërkua nga shumë skuadra?

Nuk di asgjë për të tilla gjëra, sepse kam një menaxher i cili merret me to. Unë jam i lumtur këtu ku jam dhe dua ta bëj mirë punën time në fushë. Së fundmi, kam rinovuar kontratën me Hajdukun.

ismajli kombetare shqiperia stervitje

Po situata në Kombëtaren shqiptare?

Shumë shpejt do të kemi një ndeshje kualifikuese kundër Francës, me futbollistët më të mirë. Pas saj kemi Islandën dhe do të shohim nëse do të mbetemi në garë për një vend në Europian. Do të jetë e vështirë, por do e tentojmë.

Te Shqipëria keni një ish-trajner të Hajdukut në të shkuarën…

Kur mbërrita në Kombëtare, Eduardo Reja më pyeti që në fillim se si ndihesha në Split. Më tej, më tregoi ndjesitë e tij në këtë qytet dhe më tha se kishte planifikuar të rikthehet me bashkëshorten e tij për të jetuar këtu. Më tha se i mungonte Spliti. Me të është edhe Luixhi Febrari, i cili më thotë se Spliti është qyteti më i bukur. Reja është një trajner shumë i mirë që arrin të krijojë atmosferë shumë pozitive në ekip. Ai është një bashkim mes Kroacisë dhe Sllovenisë.

Luajtët kundër Kastratit dhe Uzunit, çfarë thanë sepse në stadium pati 15000 tifozë?

Me shumë tifozë në stadium, motivohesh më shumë. Personalisht, ndikohem dhe më ndihmojnë shumë kur ndiej ndihmën e tifozëve. Edhe nëse para ndeshjes nuk ndihem mirë, kur i shoh të bashkuar, bëhem mirë. Edhe Kastrati apo Uzuni kanë pritur me padurim që të luanin në stadiumin tonë. Sigurisht që janë xhelozë. Edhe kur luajmë në stadiumin e tyre ka shumë tifozë. Kujtoj se mes qindra tifozëve shihja familjarët e mi dhe është ndjesi e jashtëzakonshme.

ardian ismajli

Shumë peshë në moshë kaq të re për të luajtur qendërmbrojtës…

Babai dhe xhaxhai im kanë luajtur futboll. Ata më kanë ndihmuar dhe më kanë thënë që në moshën 21-vjeçare do të isha te Hajduk. Shikoni edhe rastin e Van Dajk, më parë s’e njihte njeri, ndërsa tani është pretendent për “Topin e Artë”.

Cili është mbrojtësi më i mirë sipas jush?

Sipas meje, Serxho Ramos. Edhe Van Dajk është i mirë, por Ramos është special. Nuk është shumë i madh në përmasat trupore, por lufton shumë dhe shënon shumë gola.

Related posts

Nga Cutrone tek Locatelli, produktet ‘bio’ të Milanit që kanë vendosur ndeshjet e mëdha

Q.Autor

PARALAJMËRON REAL MADRID/ Mijatovic: Mos bëj gabimin që bëre me Raul dhe Casillas

Delo.autor

Chiellini: Vjet i ndodhi Bayern-it, këtë vit neve

Sadik.Autor

Leave a Comment