Futboll Seria A Sport

DOKUMENTI/ Zbardhen akuzat e Icardit kundër Inter, klubi e hoqi edhe nga… (FOTO)

Interi dhe Ikardi duket se janë në momentin kulminant të “luftës” mes tyre. Sulmuesi argjentinas ka hedhur në gjyq klubin dhe akuzat ndaj zikaltërve nuk janë të pakta.

Seanca trajnimi me teknikët e Primaveras, seanca të ndaluara teknike, ndeshje 5 kundër 5, ku ai dhe Zhoao Mario janë përdorur si “sponda”, përjashtimi nga grupi i chatit, madje dhe heqja e numrit “9” dhe shiriti i kapitenit, janë disa nga akuzat që shihen në dokumentin e padisë që Ikardi ngre kundër Interit.

IKARDI GJYQ

“Gazzeta Dello Sport”, bën me dije se Ikardi nëpërmjet avokatit të tij merr si shembull edhe rastet e Puxhionit të Kievos dhe Albertazit të Veronës, të cilët fituan çështjen kundër klubeve të tyre përkatëse.

Një paralajmërim i tillë është dhënë nga Ikardi që në mesin e muajt gusht. Tashmë lufta mes palëve është totale, me argjentinasin që kërkon riintegrimin e menjëhershëm në ekip dhe një kompensim  financiar prej 1.5 milonë eurosh për dëmtim të imazhit.

Related posts

Formacionet zyrtare: Crotone – Roma

Q.Autor

FIFA GATI REVOLUCIONIN 5-PIKËSH/ Futbolli do të ndryshojë tërësisht kështu…

Delo.autor

BËN GJESTIN E MADH/ Ish-presidenti i Interit dhuron shifrën e “çmendur” për luftën ndaj Koronavirus

Delo.autor

Leave a Comment