Gossip

E ARDHMJA E ICARDIT NË KRIZË/ Mauro e Wanda Nara dhurojnë spektakël në pishinë (FOTO)

E ardhmja e Mauro Icardit mbetet një çështje e nxehtë për tifozët zikaltër, të cilët ende nuk janë të qartë nëse argjentinasi do të largohet apo do të qëndrojë nën urdhrat e Contes, për të formuar ndoshta një dyshe të frikshme me Romelu Luakun.

Por duket se 26-vjeçari dhe bashkëshortja e tij, Wanda Nara, nuk janë aspak të shqetësuar, përkundrazi, nëpërmjet disa fotove sensuale, të realizuara në pishinë, reflektojnë lumturi.

Wanda, e konfirmuar edhe në këtë sezon si pjesëmarrëse në emisionin sportiv “Tiki Taka”, ka veshur një kostum të zi banjoje, që “fsheh” shumë pak nga fiziku i saj mbresëlënës. Çifti i shumëpërfolur vazhdon të dhurojë spektakël në rrjetet sociale.

Related posts

“NUK DUA MË TË FLAS PËR…”/ E zyrtarizon vetë modelja. Ezequiel Lavezzi ndahet nga e dashura seksi (FOTO)

Delo.autor

Rooney kërkon falje për skandalin: Jam familjar dhe nuk është mirë që fëmijët e mi ta mësojnë këtë

Q.Autor

“BURRI IM ËSHTË ME NJË PROSTITUTË”/ Bashkëshortja e legjendës argjentinase “shpërthen”: Një të droguar që e mban nën… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment