Futboll La Liga Sport

KRIJOJNË KRISJE BRENDA KLUBIT/ Ja klani i Bale dhe James Rodriguez kundër trajnerit Zizu

Sezoni që po nis për Realin e Madridit mund të jetë më i vështirë sesa parashikimet, pavarësisht merkatos që ka bërë Zinedin Zidan. Sipas asaj që raporton “El Chiringuito”, rezultatet e dobëta të fazës përgatitore kanë krijuar një krisje brenda dhomës së zhveshjes së madrilenëve mes trajnerit francez dhe gardës së vjetër të lojtarëve nga njëra anë dhe futbollistëve të rinj ndaj të skarcuarve nga ana tjetër.

Atmosfera duket e nderë dhe nuk është kjo situata që grupi duhet të mbërrijë përpara nisjes së kampionatit këtë fundjavë. Në “Valdebebas” zbulohen edhe emrat e rebelëve. Grupi udhëhiqet nga Garet Bejl dhe Hames Rodrigez, sulmuesi uellsian dhe mesfushori kolumbian, të dy emra në listën e zezë të francezit për t’u larguar këtë verë.

Ata mbështeten prej shumë shokëve të tjerë të skuadrës dhe e drejtojnë gishtin nga trajneri i tyre, të cilin e konsiderojnë fajtor, pasi kërkon t’i shesë pa pasur një motiv të vërtetë. “El Chiringuito” nuk hyn shumë në detaje, por sqaroi se nëse ky problem nuk do të zgjidhet, atëherë sezoni i Realit shumë shpejt mund të transformohet në një makth të vërtetë.

SHPËTON HAMES – Me sa duket, kryengritja e Hamesit duket se po e shpëton karrierën e tij në “Santiago Bernabeu”. “Deportes COPE” informonte një ditë më parë se situata e tij te Reali ka ndryshuar dhe ai është hequr nga lista e largimeve. Zidan donte që ai të shitej, në mënyrë që të niste sulmin për të transferuar dëshirën e tij më të madhe të kësaj vere, Pol Pogbanë.

hames

Gjithsesi, radiostacioni spanjoll në Madrid pretendon se Rodrigez, i cili tentoi të shpëtonte karrierën e tij gjatë huazimit te Bajerni, e ka fituar duelin për të qëndruar dhe është hequr nga merkatoja. 28-vjeçari shënoi 7 gola dhe dhuroi 6 asiste gjatë huazimit te Bajerni sezonin e shkuar, ku fitoi titullin e Bundesligës dhe Kupën e Gjermanisë.

Zidan nuk ka qenë në gjendje që të ndërtojë një formacion bazë gjatë fazës përgatitore të kësaj vere dhe mund ta përdorë mesfushorin sulmues për të rishkartisur skuadrën përpara ndeshjes së parë të La Ligës kundër Selta Vigos ditën e nesërme.

Related posts

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ KASTRIOTIT/ Operohet titullari i Egnatias, ja sa do të qëndrojë jashtë fushës…

Delo.autor

VENDIM I PAPRITUR/ Inzagi drejt shkarkimit, një nga arsyet… mbrojtja me tre

F.autor

Zenga: Crotone është në rrugën e duhur  të betejës për mbijetes

Sadik.Autor

Leave a Comment