Futboll Premier League Sport

DËNIMI I MANCHESTER CITYT NGA UEFA/ Avokati: Lojtarët mund t’i prishin kontratat!

Mançester Siti mund të humbasë një pjesë të mirë të yjeve në merkaton e verës pas pezullimit të klubit për dy vite nga kompeticionet e UEFA-s dhe, sipas një avokati të njohur sportiv në Angli, ata mund të largohen me parametër zero, duke qenë se klubi ka shkelur një nga nenet e kontratës, atë të “thyerjes së besimit”.

Si rezultat, lojtarët mund të kërkojnë të prishin kontratën ose të kërkojnë të rishikohen termat financiarë të saj. E njëjta gjë vlen edhe për trajnerin Guardiola dhe stafin.

“Siti ka thyer nenet e kontratës me lojtarët, duke u dhënë atyre të drejtën për t’u larguar nga klubi ose kërkojnë kontrata me shifra financiare të përmirësuara për të qëndruar”, shkruante në “Tëitter” Xhon Mehrzad, një prej avokatëve më të mirë sportivë, i cili ka klientë të tij futbollistë, menaxherë dhe klube.

Por Mehrzad shton për “The Sun” se për këtë duhet bindur FIFA që lojtarët kanë vërtetë arsye për ta prishur kontratën.

Related posts

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Salzburg-Bayern Munich. Rezultati 1-1

Delo.autor

Shaqiri nuk udhëtoi në Serbi/ Trajneri i Crvena Zvezda: E bëri mirë sepse këtu do e…

Isa.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Zvicër-Gjibraltar. Rezultati 1-0

Delo.autor

Leave a Comment