Futboll Seria A Sport

E BUJSHME NË MERKATO/ Milan pranë akordit për transferimin e Kessie te klubi francez…

Monaco prej kohësh është në kërkim të një mesfushori dhe kanë hedhur sytë nga lojtari i Milanit, Franck Kessie.

Sipas asaj që shkruan “RMC Sport”, negociatat mes drejtuesve të Milanit dhe atyre të Monacos janë në rrugën e duhur dhe shumë shpejt pritet të arrihet një marrëveshje.

22-vjeçari pëlqehet shumë nga francezët, të cilët po punojnë për ta marrë atë në skuadrën e tyre.

Kessie shihet si një përforcim i mirë për skuadrën e drejtuar nga Leonardo Jardim, të cilët nuk po kalojnë aspak një formë të mirë, pasi në 3 ndeshjet e para në Ligë 1, kanë arritur të marrin vetëm 1 pikë.

Gjithsesi, në rast se nuk arrihet një marrëveshje për lojtarin e Milanit, te Monaco e kanë gati objektivin tjetër, pasi thuhet se drejtuesit e bardhekuqve kanë nisur kontaktet me Bakajoko, për një rikthim të mundshëm të tij në “Stade Luis”.

Related posts

I KANË MAHNITUR “KUQEZINJTË” ME FORMËN E TYRE/ Pioli dhe Ibra: Milan, mos ki frikë për titullin

Delo.autor

FITORJA ME “POKER” NDAJ ROMËS/ Gatusso motivon ekipin: Gjithmonë duhet të luash së bashku për mirë dhe për keq

Delo.autor

Kupa e Botës/ Publikohen formacionet zyrtare të takimit Gjermani-Meksikë, Neuer titullar

Sadik.Autor

Leave a Comment