Futboll Sport

SËRISH FINALE ANGLEZE/ Superkompjutari befason me parashikimin, Champions-in e fiton…

Superkompjuteri i “Bettingexpert” është kthyer në një fenomen së fundmi, për sa i përket parashikimeve në Champions League, teksa këtë sezon ka parashikuar një tjetër finale angleze.

Sipas Superkompjuterit, do të jenë “qytetarët” e Pep Guardiolës, ata që do të fitojnë trofeun me “veshë të gjata”, duke gjetur kështu ngushëllim, pas humbjes në finalen ndaj Çelsit.

Këtë sezon është parashikuar një finale mes Sitit dhe Liverpulit, ndërsa Çelsit pritet të eliminohet në fazën gjysmëfinale së bashku me Bajernin e Mynihut.

Për sa i përket skuadrave të tjera, Junajtid dhe PSG janë parashikuar të humbasin në fazën çerekfinale, ndërsa, Realin e Madridit dhe Atletikon, superkompjuteri i llogarit të eliminuara që në fazën e 1/16. Mbetet të shihet me kuriozitet se sa prej këtyre parashikimeve do të jenë të sakta.

Related posts

Spanja dhe Italia të ‘çmendur’ pas mesfushorit të kombëtares shqiptare

Q.Autor

Sulmuesi Giroud/ Krahasimet me Benzeman më kanë bërë më të fortë

Sadik.Autor

BARCELONA-FERENCVAROS/ Koeman i beson treshes Messi, Ansu Fati dhe Coutinho (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment