Futboll Ligue 1 Sport

E BUJSHME NGA ITALIA/ PSG mëson shifrën e çmimit të Donnarummas, ja shifra e “çmendur”

Skuadra e PSG është njohur me çmimin që duhet të paguaj për shërbimet e Gianluigi Donnarumma.

Pas largimit të Buffon dhe Trapp, Parisit është në nevojë për një portier, dhe emri që po përmendet në mediet italiane, është ai i Donnarumma.

PSG po synon t’i ofrojë Alphonse Areola në ofertën për të riun italian, por ‘kuqezinj’ as nuk po e konsiderojnë një opsion të tillë, sipas ‘Gazzetta dello Sport’.

Milan janë të gatshëm ta largojnë Donnarumma vetëm nëse sigurojnë para nga ai, dhe shifra e kërkuar është rreth 50 milionë euro.

Kjo do t’iu krijonte atyre hapësira për të nisur punët për Angel Correa të Atletico Madrid, për të përforcuar fazën ofensive.

Related posts

“EURO 2020″/ E pabesueshme në sfidën Gjermani-Hungari, realizohen dy gola për 1 minutë (VIDEO)

Delo.autor

LUKAKU APO RONALDO? Luca Toni: Ylli belg është vendimtar kur nuk shënon, por CR7…

Delo.autor

PUBLIKOHET AXHENDA/ Ja kur nis Luftëtari përgatitjet për sezonin e ri në Kategorinë e Dytë…

Delo.autor

Leave a Comment