Futboll Sport

LUKAKU U TRANSFERUA TEK INTER/ E’to ka një mesazh për yllin Belg : Tek Inter do të gjesh një…

Romelu Lukaku u transferua nga Manchester United për tek Inter për shifrën e 80 milion eurove.

Të gjithë në kampin ‘zikaltër’ u shprehën shumë të entuziazmuar me afrimin e sulmuesit të ri.

Tifozë të shumtë dolën që ta prisnin belgun në aeroport, duke i uruar atij mirëseardhjen në klubin e Inter.

Mirëpo nuk kanë munguar edhe komentet e ish- futbollistëve të interit në lidhje me këtë transferim. Një ndër to ka qenë dhe Samuel E’to i cili në vitin 2010 fitoji Champions Leaguen me skuadrën e Inter.

“Mirëserdhe në Inter Milan Romeo. Më shumë sesa një skuadër, është një familje të cilës i bashkohesh”, shkroi Eto’o në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

“Aty, ti do të punosh me yje, kështu që nuk kam asnjë dyshim se do të shkëlqesh. Fat të mbarë në këtë aventurë të re dhe unë shpresoj se kjo aventurë do të jetë e mbushur me gola. Na bëj krenar vëlla i vogël”.

Related posts

Kartoni i kuq i ndal hovin, Japonia mposht Kolumbinë dhe ngjitet në krye të grupit (VIDEO)

Sadik.Autor

Përfundojnë telashet/ Sot ditë e shënuar për Ergys Kaçen

Q.Autor

LIVE/ Valencia-Arsenal, Aubameyang barazon shifrat për “Topçinjtë”

Delo.autor

Leave a Comment