Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Serie A thyen këtë rekord në javën e parë

Java e parë e sezonit të ri 2019-2020 në Serie A ka vendosur rekord të ri në Itali përsa i përket frekuentimit të tifozëve nëpër stadiume.

Java e parë mblodhi mesatarisht 26.000 tifozë, që është rekord i ri në Serie A që prej sezonit 2004-2005 kur Serie A rriti numrin e ekipeve në 20.

Ardhja e disa emrave të mëdhenj dhe fillimi i sezonit më vonë se zakonisht, mendohet të jenë ndër arsyet e këtij rekordi.

Pjesëmarrja më e madhe u pa në “San Siro”, ku 64.188 tifozë u mblodhën për të parë Interin që fitoi me Leccen me shifrat e thella 4-0.

“Olimpico” ishte i dyti me 38.779 tifozë, në ndeshjen Roma-Genoa që u mbyll në barazim 3-3.

Related posts

INTERI nuk heq dorë nga MODRIC/ Zikaltrit presin një pakt të vetë lojtarit me Perez

Isa.Autor

“BOMBA” NGA ITALIA/ Nuk ndihet i lumtur në Milano, Kristjan Asllani kërkon largimin nga Interi

F.autor

MERKATO E BARCELONËS/ Katalanasit hedhin sytë te dy lojtarë

F.autor

Leave a Comment