Futboll Seria A Sport

E DUAN NË ITALI E FRANCË/ Icardi merr ofertën faraonike nga skuadra kryeqytetase…

Juventus, Napoli, PSG dhe … Reali i Madridit.

Ishin këto skuadrat më të interesuara të paktën në letër për Mauro Icardin, por argjentinasi mund të zgjedh një tjetër destinacion. Sulmuesi i Interit ka dalë jashtë planeve të trajnerit të zikaltërve, Antonio Conte dhe në ditët e ardhshme pritet të firmos me një tjetër skuadër.

Aktualisht, sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, ekipi më i interesuar është Roma. Verdhekuqtë janë të gatshëm të sakrifikojnë gjithçka për Icardin. E madje, duke iu referuar këtyre burimeve, kryeqytetasit kanë bërë hapa konkret për sulmuesin, duke i ofruar plot 9 milionë euro pagë neto në sezon.

Një shifër e afërt me atë që Icardi kërkoi nga Inter, por që zikaltërit nuk ia ofruar, duke i hequr dhe shiritin e kapitenit, për ta lënë në mes të katër rrugëve.

Related posts

AS RONALDO AS ICARDI/ Golashënuesit në Serie A: Kryesojnë “të panjohurit”

Isa.Autor

Marcelo pranon “rrëmujën” te Reali: Jemi të trishtuar dhe të zhytur

Q.Autor

JO VETËM FUTBOLL/ Tifogrupi i Kombëtares shqiptare ndërmerr nismën sensibilizuese (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment