Futboll Premier League Sport

E HËNA/ Ditë vendimtare për të ardhmen e Alexis Sanchez

Interi është shumë pranë transferimit të Alexis Sanchezit, edhe pse Manchester Unitedi tani dëshiron që klubi zikaltër ta ketë obligim jo opsion blerjen e kilianit në fund të sezonit.

Mediat italiane raportojnë se Interi nuk do të paguajë më shumë se 4.5 milionë euro për pagën e tij gjatë huazimit njëvjeçar.

Kjo nënkupton se Unitedi do të detyrohej ta paguante një të tretën e pagës së kilianit derisa ai do të luante në San Siro.

Sipas Mirror në Britani të Madhe, Unitedi tani kërkon që opsioni të bëhet obligim për ta blerë Sanchezin në fund të sezonit për 20 milionë euro dhe jo 15 siç është raportuar deri tani.

Mediat në të dy vendet shkruajnë se dita e hënë do të jetë vendimtare në bisedimet për 30-vjeçarin, i cili është i bindur se do të bëhet lojtar i Interit deri më 2 shtator.

Related posts

“JEMI TË PËRQËNDRUAR VETËM TE…”/ Lerda thumbon Tiranën: Bardheblutë janë për titull, por i mundim

Delo.autor

KARIM BENZEMA SHPALLET “TOPI I ARTË 2022″/ Ja si votoi Shqipëria (TABELA E PLOTË)

F.autor

LIVE/ Flamurtari-Kamza: Vendasit diktojnë lojën, por mungojnë gjuajtjet (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment