Futboll Seria A Sport

MILANI E NIS KEQ/ Udinese ia bën të vështirë sezonin e ri

Milani luajti në transfertë me Udinesen sfidën e parë të kampionatit të ri të Serie A, shkruan Syri.net.

Në “Dacia Arena” ishte edhe testi i parë real për trajnerin Marco Giampaolo, i cili zyrtarisht e nis me humbje aventurën e tij në krye të kuqezinjve.

Vendësit fituan minimalisht 1-0, por që u mjaftoi për të marrë tri pikët e para në kampionat.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Becao në minutën e 72-të, pas një goditje këndi.

Milani u mundua të barazonte, por nuk kishte forcën e duhur, edhe pse në një moment pretendoi për penallti, që nuk u akordua nga gjyqtari kryesor pasi e pa në VAR momentin e dyshimtë.

Kësisoj, Milani e nis me humbje sezonin e ri, teksa duket që do ta ketë mjaft të vështirë të sigurojë një nga vendet e para të renditjes.

Related posts

NBA nis play off-in, kampionët e Warriors përballë Spurs në çerekfinale

Sadik.Autor

RUSI 2018/ Hummels vendos datën e largimit nga Gjermania…

Sadik.Autor

“DRIDHET” CHELSEA/ Presidenti Abramovich shet 400 milionë euro aksione nga kriza e Covid-19

Delo.autor

Leave a Comment