Futboll Seria A Sport

E PAZAKONTË NË NDESHJEN PARMA-JUVENTUS/ Arbitri urdhëron trajneri D’Aversa të ndryshojë këmishën

Episod unik dhe vështirë për tu parë në një fushë futbolli, ajo që i ka ndodhur trajnerit të Parmës, Roberto D’Aversa, në minutat e para të ndeshjes, kundër kampionëve të Italisë së Juventus.

Maresca, gjyqtari i Parma-Juventus, urdhëroi D’Aversa të ndryshojë këmishën e tij për shkak të mundësisë për tu ngatërruar me lojtarët e tij.

Ky i fundit kishte veshur një këmishë ngjyrë të bardhë me një kollare ngjyrë blu, duke krijuar një kombinim të ngjashëm me fanellën e skuadrës së tij, pikërisht për këtë reagoi dhe arbitri.

I befasuar nga ajo çfarë po i kërkonte Maresca, trajneri i Parmës vrapoi menjëherë të ndryshoj këmishën e tij të bardhë me një të zezë.

D’Aversa në fillim të ndeshjes

Related posts

SILVINJO DEBUTON NË “AIR ALBANIA”/ Shqipëria kërkon vetëm tre pikët kundër Moldavisë

F.autor

E SHTUNA SPORTIVE/ Bundesliga “ndizet” me Borussia-Bayern, Genoa pret Napolin

Isa.Autor

BËN “AVOKATIN” E TRAJENRIT FRANCEZ/ Legjenda Casillas: Sa shpejt i harruar trofetë e tij, nuk i meriton kritikat

Delo.autor

Leave a Comment