Bundesliga Futboll Sport

BËN GODITJEN E BUJSHME/ Dortmund transferon talentin U17 më të shtrenjtë në planet!

Borussia Dortmund ka bërë një tjetër goditje të bujshme pas Erling Braut Haaland. Sipas raportimeve të fundit në mediat angleze, verdhezinjtë kanë gjetur marrëveshjen me talentin Jude Bellingham.

Bëhet fjalë për një 16-vjeçar, i cili këtë sezon ka qenë titullar i padiskutueshëm me Birmingham Cityn në Championship, kategoria e dytë angleze. Mbi të gjitha, Bellingham është 16-vjeçari më i shtrenjtë në planet, me kartonin e tij që vlerësohet 12 milionë euro nga Transfermarkt.

Marrëveshja me lojtarin është arritur dhe në merkaton e verës ai do të zbarkojë në “Signal Iduna Park”. Sa i përket shifrës së transferimit, “Bild” shkruan se Birmingham pritet të përfitojë rreth 35 milionë euro nga ky transferim.

Related posts

AKUZAT PËR PËRDHUNIM/ Flet RONALDO. Shfaqet VAJZA SEKSI që futi në telashe BERLUSCONIN

Isa.Autor

Marotta: Nuk do ndërhyjmë në merkato, Dybala i pashitshëm

Q.Autor

Ja si do të ishte renditja e Serisë A pa golat “e huaj”

Q.Autor

Leave a Comment