Futboll Sport

E RËNDË/ Aksidentohet ish-kapiteni i Bosnje Hercegovinës, pëson dëmtime serioze në…

Një lajm i hidhur ka goditur ditën e sotme botën e futbollit, duke qenë se ish-kapiteni i Bosnje Hercegovinës, Emir Spahic, ka pësuar një aksident automobilistik në qytetin e tij.

Futbollisti po udhëtonte me makinë në Bosnje, ndërkohë që automjeti i tij është përmbysur dhe për pasojë ka thyer këmbën, brinjët dhe ka pësuar dëmtime serioze në kokë.

Fillimisht, Spahic ka marrë ndihmën e shpejtë në Trebinje duke qenë se ishte më pranë me vendngjarjen, ndërkohë që më vonë është dërguar me helikopter në Sarajevë.

Image

Aktualisht, Spahic duket se e ka kaluar rrezikun për jetën megjithatë mbetet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Spahic është përplasur në provincën e Gackos aty nga ku edhe ka të ëmën dhe aktualisht po jeton.

Spahic është një emër i njohur në futbollin europian pasi përveç 94 ndeshjeve me Bosnjen, ka luajtur edhe me Leverkusenin, Anzhin, Seviljan apo Montpelien e Hamburgun.

Related posts

Rrëfehet djali i “legjendës”: Që kur isha i vogël e kam ndjerë presionin e mbiemrit

Isa.Autor

Zgjodhi Belgjikën para Kosovës dhe Shqipërisë, Januzaj tregon se si iu shkatërrua karriera

Q.Autor

ÇMENDET Reali/ Ofron shifër rekord për të marrë mesfushorin Milinkovic-Savic

Sadik.Autor

Leave a Comment