Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

EKIPI SKOCEZ NUK E BIND SULMUSIN SHQIPTAR/ Flet agjenti i Grezdës: Rangers nuk i dha asnjë shans, do të…

Eros Grezda, u bashkua me ekipin e Glasgow Rangers, vitin e kaluar për shumën e 2 milion eurove nga skuadra e Osijekut.

Por ekipi skocez nuk u bind nga futbollisti shqiptarë dhe për këtë arsye Grezda do të nisi një aventurë të re.

Destinacioni i rradhës do të jetë Franca, atje ku sulmuesi shqiptar të kalojë aventurën e rradhës në karrierën e tij.

Menaxheri i Grezdës, Ives Cakarun, u shpreh se ka keqardhje për një shans të mohuar nga Rangersi, por kjo i përket vetëm së shkuarës.

“Ne kemi disa mundësi për Grezdën. Duket se ai do të largohet nga klubi për një kohë të shkurtër. Ka disa ekipe në Francë të interesuara, por ne duhet të presim ende. Vetë lojtari dëshiron ta mbyll sa më shpejt këtë histori.

Dëshiron që të kthehet në kalibrin e lartë. Vërtet keqardhje që Rangersi nuk ia dha shansin, por gjithçka është në rregull për këtë drejtim. Tani vetëm të presim dhe të shohim”, ka thënë Ives Cakarun.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Juventus frikëson Barcelona-n, ylli refuzon rinovimin e kontratës. Ja emri…

Delo.autor

CHICHARITO I PAFUQISHËM/ LA Galaxy vuan shumë pa Ibrahimovic! (VIDEO)

Delo.autor

Laçi gati për sfidën ndaj Kamzës, mungon vetëm Lushkja

Q.Autor

Leave a Comment