Ekskluzive Futboll Premier League Sport

ENDE I DËSHPËRUAR ME “DJAJTË E KUQ”/ Pogba nuk heq dorë nga Real Madrid por…

Paul Pogba kerkon ende deshperimisht të largohet nga Manchester United për Real Madrid këtë verë, pavarësisht se është i vetëdijshëm se nuk është një veprim i thjeshtë për tu bërë. Ai dëshiron që kjo lëvizje të ndodhë, por do ta shihte atë si një mrekulli nëse do të ishte i veshur me fanellën e “Los Blancos” deri në fund të verës.

Në Angli historitë e largimit të tij kanë përfunduar, megjithëse ka besim që Paul do të përfundojë tek “Bernabeu“ herët a vonë. Mendja e tij nuk ka ndryshuar dhe ylli francez do të mbetet akoma shpresë se United do të bëhet më fleksibël me çmimin e tyre të kërkuar.

Por “Djalli” lejoi që kjo lëvizje të kalojë pa gjetur një zëvendësues për francezin, ndërsa ai vazhdimisht foli për qëllimin e tij për t’u larguar. Ai nuk ka dyshime për atë që dëshiron, por nuk ka ndodhur.

Pogba nuk ka plan ti nxisë gjërat, por është i lumtur që e bëri kërkesën përsëri. Humbja dështuese 4-0 ndaj Chelsea për të hapur sezonin e Premier League nuk ka qenë e mjaftueshme për të ndryshuar idenë e tij, dhe as premtimi i Ole Gunnar Solskjaer për të stiluar lojën e ekipit.

Në Madrid mbeten të qetë, ashtu siç janë edhe me Neymar. Ata janë në pritje të momentit të duhur për të lëvizur dhe nuk kanë plan të shpenzojnë diku afër 200 milion euro.

Mino Raiola, agjent i Pogba, është përpjekur të gjejë një formulë për të nënshkruar këtë veprim, dhe ai nuk do të heqë dorë. Është planifikuar një takim mes tij dhe klubit në ditët në vijim, në mënyrë që të sqarohet se Pogba dëshiron të luajë në Madrid.

*Përkthyer nga Marca, Alpesport.al

Related posts

JA KUSH E FITON/ Shpallet goli më i bukur i javës në Champion

F.autor

Salzburg – Marseille/ Vëndasit shënojnë golin e dytë ndaj francezve

Sadik.Autor

COVID-19/ Pozitiv edhe një lojtar i Miami, ylli i Lakers tërhiqet nga frika e koronavirusit

Delo.autor

Leave a Comment