Futboll La Liga Sport

NË PRAG TË SFIDËS SË PARË SEZONALE/ Valverde: Messin e ruajmë për… (FOTO)

Ernesto Vlaverde ka dalë në konferencë për shtyp, në prag të sfidës së parë hapëse për këtë sezon në La Liga, kundër Atletik Bilbao, ku është shprehur:

Atletik Bilbao/ “Është një ndeshje e ndërlikuar për ta filluar sezonin. Ata kanë bërë para-sezon shumë të mirë, dhe ne duhet të jemi vigjilentë. Duam ta nisim mirë, dhe ta fitojmë La Ligën, për herën e tretë radhazi. Në Bilbao ka edhe presion, secila skuadër ka objektivat e saj dhe gjithmonë ekziston një kërkesë shumë e lartë. Unë kthehem të luaj në  “San Mamés”, por e kam gjithmonë të vështirë të luaj atje.”

Nënshkrimet/ “Unë përqendrohem në ekipin tim dhe po përgatitemi për këtë sfidë.”

Merkato, e hapur/ “Është një bezdi. Është normale që merkato të mbyllet kur fillon kampionati.”

Neymar/ ” Ai i përket PSG-së. Jam shumë i lumtur me lojtarët që kam. Nuk dua të flas për lojtarë që nuk janë këtu.”24322a6edff148898b4e441be8377f18500x500@2x

Mesi/ “Ne nuk duam të rrezikojmë dhe aq më pak me Leon. Ai ende nuk është stërvitur me ekipin. Ne do të presim, dhe ai po ndjek një proçes mjaft të mirë për tu rikthyer”.

Rakitiç/ “Është një lojtar i rëndësishëm, ka qenë këto dy vjet dhe shpresojmë se ai do të vazhdojë të jetë. Tani është lojtar i joni”

Para-sezoni/ “Ne duhet të kishim bërë edhe një javë më shumë stërvitje, edhe disa seanca. Në përgjithësi, skuadra ka ecur mirë, veçanërisht në ndeshjen e fundit kundër Napolit”.

Semedo/ “.Në karhun e djathtë kemi Nelson, Uagué dhe tani po  vendos Serxhi Roberto në mesfushë, sepse mendoj se na mungon dinamizmi atje. Semedo është gati të jetë titullar, por gjithçka varet nga performanca e tij ”.

Transferimi i një lojtari kundër vullnetit të tij/ “Unë do të doja që gjithçka që bëhet, të ketë një kontrast mendimesh, në të cilat trajneri merr pjesë”.

Arturo Vidal/ “Vazhdon të jetë  me ne. Unë e llogaris si pjesë të ekipit atë dhe do të shohim se çfarë ndodh.”, mbylli intervistën Valverde.

Related posts

Evertoni ‘pazar’ në Turqi, gati kontrata me sulmuesin e Besiktas

Q.Autor

ZBULOHET PRAPASKENA E OZIL/ “Topçinjtë” ofruan ta shiste, Juventus e refuzoi për…

Delo.autor

FESTA SPECIALE PËR TITULLIN KAMPION/ Autobusi i Partizanit mbërrin në shesh, shikoni pritjen të tifozëve (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment