Futboll Premier League Sport

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Manchester United hedh “grepat” për yllin holandez…

Merkato në Angli mbyllet pas 4 ditësh, dhe skuadrat po përpiqen të bëjnë lëvizjet e fundit.

Mançester Junajtid nuk ishte shumë aktiv këtë verë në merkato, por mesa duket lëvizjet pritet t’i bëjë në fund. Sipas asaj që shkruan “The Sun”, anglezët janë në kërkim të një sulmuesi, dhe kanë hedhur sytë nga lojtari i Ajaksit.

Bëhet fjalë për David Neres, i cili shkëlqeu sezonin e fundit me skuadrën holandeze, ku arritën të shkojnë deri në gjysmë-finale të Ligës së Kampionëve.

“Djajtë e Kuq”, kanë bërë tashmë një ofertë prej 46 milionë eurosh, dhe shpresojnë të arrijnë një marrëveshje, për transferimin e brazilianit në “Old Trafford”.

Drejtuesit e Junajtid tashmë janë në pritje të një përgjigje nga Ajaksi, të cilët  këtë verë kanë humbur lojtarët më të mirë të tyre si, De Ligt, De Jong, Shone, dhe Van de Bek, për të cilin gjithashtu flitet së fundmi se do të largohet.

Related posts

PREZANTIMI I MURIQIT TEK LAZIO/ Igli Tare: Nuk e fsheh që jam i kënaqur! Negociatat ishin të lodhshme por…

Delo.autor

E thonë mediat franceze: PSG-ja piketon Zinedine Zidane për trajner

Q.Autor

NUK NDALET MAN CITY/ Sterling shënon përsëri

Isa.Autor

Leave a Comment