Futboll Sport

FUTBOLLI ËSHTË GJITHÇKA PËR ULTRASIT/ Njihuni me 10 tifozerit me të flakta (FOTO)

Të flasësh për dashurinë e tifozëve për futbollin, do të duheshin ditë e net të tëra pa gjumë.

Futbolli është shpikur për të argëtuar dhe bashkuar njerëzit, një sport ku sytë e publikut drejtohen drejt idhujve të tyre në fushën e lojës. Por diferencën nuk e bëjnë vetëm futbollistët në tapetin e gjelbër, por edhe tifozeritë në shkallët e stadiumit. Në një vështrim të imtësishëm, më poshtë po ju prezantojmë me 10 tifozëritë më të çmendura në Botë, aty ku në “shtëpitë” e tyre, nëse shkel të paktën një herë të vetme në jetë, e sigurt që mbresat, do të jenë të larta, një eksperiencë që nuk harrohet asnjëherë.

Boka Zhuniors (Argjentinë)

Stadiumi “Alberto Jacinto Armando”, ai që të gjithë e njohin me “La Bombonera”, me një kapacitet 57.000 vëndesh, ndërsa tifozeria e Bokës jeton një dashuri pa kushte ndaj skuadrës së vet.  Kur Boka Zhuniors zbret në këtë impiant, i gjithë qyteti ndalet, ndërsa rivali i përjetshëm është River Plejt.  Nuk ka shumë rëndësi kush fiton apo kush humbet, nëse luhet në këtë stadium, ka gjithnjë arsye për të festuar.

 

Image

 

Borusia Dortmund (Gjermani)

 

Furia verdhezi në “Signal Iduna Park” është padyshim “ferri” për çdo skuadër kundërshtare që përballet ndaj Dortmundit në këtë stadium me kapacitet 65. 718 personash. Askush nuk qëndron dot indiferent ndaj spektaklit, koreografisë, koreve dhe atmosferës që krijohet në ish-“Westfalenstadion”. Banderolat, edhe nëse Dortmund është në humbje nuk ulen kurrë, por ngrenë krye mbi çdo rezultat, për të inkurajuar lojtarët në fushë.

 

Image

 

Sëlltik Gllasgou (Skoci)

 

Kjo skuadër nuk ecën kurrë vetëm, që ashtu si tifozët e Liverpulit, edhe ata të Sëlltikut kanë po të njëjtën moto: “Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”.  Kush ka shkelur të paktën një herë në këtë stadium nuk do ta harrojë kurrë atmosferën e krijuar nga tifozeria vendase. Koreografi e krijuar me mjeshtëri, ku krenaria dhe përgjegjësia janë në harmoni të plotë me njëra-tjetrën. Drithëruese!

 

Image

 

Raja Kasablanka (Marok)

 

E bardha dhe jeshilja janë ngjyrat e kësaj skuadre, ku stadiumi “Mohammed V” është shtëpia e sukseseve të saj. Në derbin  Kasablanka –Uidad, publiku vendas i quajtur “Vox Populi” shpalos koregorafi të mrekullueshme që krijojnë mozaikë ndjenjash, të cilat përfshijnë gjithë të pranishmit duke prodhuar simbole të klubit ose fraza që i japin kurajë lojtarëve në fushë. Një tifozëri që nuk ndalet as kur ekipi i vet është në disavantazh.

 

 

Image

 

 

Napoli (Itali)

 

Futbolli në territorin napolitan është gati një arsye për të jetuar.  Stadiumi “San Paolo” është oazi që manifeston të gjitha emocionet e tifozërisë së kaltër.  Skuadra e Napolit është motiv krenarie për gjithë qytetin. Në ndeshjet më të rëndëssihme në kompeticionet Evropiane, atmosfera bëhet edhe më magjike, ndërsa ekzektumi i himnit të “Champions League” oshëtin deri në periferitë e qytetit.

 

Image

 

 

 

 

Gallatasaraj (Turqi)

 

Nëse shkel një here të vetme në stadiumin e vjetër “Ali Sami Yen”, tashmë me emërtimin e ri “TürkTelekom Arena” të duket se ke prekur “ferrin” dhe je rikthyer sërish prej tij.  Të paktën kështu janë shprehur disa nga lojtarët e skuadrave kundërshtare pas eksperiencave në Turqi kundër Gallatasarajit.  Një nga impiantet më të zjarrta të Evropës, ku koret e tifozëve, mbi 50.000 të tillë mund të ndezin atmosferën dhe ta bëjnë të pallogaritshme edhe të ftohtin e një nate dhjetori. Banderolat, flakadanët, ulërimat që prekin çdo fije bari të stadiumit, janë tipike për shprehjen “Mirë se vini në ferr!”.

 

 

 

Atletiko Bilbao (Spanjë)

 

“San Mames” është “xhevahiri” i skuadrës së Atletiko Bilbaos. Pikërisht aty, ku këtë të shtunë që kaloi “u dorëzua pa kushte” edhe Reali i Madridit. Një impiant që prezantohet mes modernes dhe traditës dhe që ndriçon peisazhin bask. Në brendësi të tij, tifozët e Bilbaos, gati 53.000 të tillë ngrenë krye për të “bërë me krahë” “Luanët” siç i quajnë ata lojtarët e tyre. Pankarta që dizenjuara në përmasa sa më të vogla, por në mijëra duar, krijojnë një dekor të mrekullueshëm, ndërsa duartrokitjet pas çdo aksioni të skuadrës së tyre nuk mungojnë kurrë.

 

 

 

 

Crvena Zvezda (Serbi)

 

Një impiant multifunksional që mirëpret 55.000 persona, jo vetëm në ndeshje futbolli. Shumë e njohin si “Marakana”e Evropës, ndërsa tifozët e Crvena Zvezdës janë të shumtë në numër, edhe kur nuk bëhet fjalë për një sfidë të rëndësishme. Gati askush prej tyre nuk ulet. Në këmbë për të mbështetur idhujt e tyre.

 

Image

 

 

Urava (Japoni)

Gjatë viteve të fundit, futbolli ka fituar popullaritet edhe në Japoni. Edhe ky realitet, kjo fushë, ky sport, pak i njohur në këtë vend, nuk e ndal tifozërinë e Uravës për të ndezur atmosferën në “SaitamaStadium 2002”, me një kapacitet 64.000 vendesh.  Një impiant i ndërtuar për të mirëpritur Kampionatin Botëror në vitin 2002, modern për nga struktura, garanton afrimitet mes publikut dhe lojtarëve.

 

Image

 

Sant-Etien (Francë)

“Stade Geoffroy-Guichard” që mirëpret ndeshjet e Sant-Etienit është një impiant antik, i ndërtuar sipas modelit anglez. Ultrasit e kësaj skuadre janë ndër më të njohurit në kampionatin e Francës, të identifikuar nga banderolat gjigante ku mbizotërojnë ngjyrat bardhjeshile. Gjithashtu, njihen edhe për shallin e tyre, primat në Fracë.

 

 

Image

 

 

Related posts

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares…

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN PËR YLLIN E PSG-SË/ Trajneri Unai Emery rrëfen: Mbappe dëshironte të bashkohej me…

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Bajrami “çmend” Serinë A. Jo vetëm Juventus, në lojë futet edhe Milan

Delo.autor

Leave a Comment