Futboll Sport

FLET ISH-MBROJTËSI I “DJAJVE TË KUQ”/ Ferdinand injoron: Absurde të fitojë Van Dijk para dy…

Rio Ferdinand beson se yllit të Liverpool-it, Virgil van Dijk, nuk e meriton çmimin e UEFA-s si lojtari më i mirë i vitit.

Për ish-qendërmbrojtësin e Manchester United dhe kombëtares së Anglisë, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mbeten futbollistët më të mirë në planet.

“Nuk ka dyshim në mendjen time se Virgil van Dijk është mbrojtësi më i mirë në planet sot,– tha Ferdinand për “BT Sport”.

“Megjithatë, kur një njeri shënon 50 gola në një sezon, siç bëri Messi, apo Cristiano me tre trofe të fituar këtë sezon, shto efektin që portugezi pati në një kampionat të ri dhe me kombëtaren, nuk mund të shikosh përtej tyre. Njerëzit thonë: ah, është pak e mërzitshme që ata të dy të jenë akoma fitues, por Messi dhe Ronaldo po vendosin rekorde që nuk janë parë kurrë më parë. Unë kam luajtur si qendërmbrojtës dhe jam i kënaqur që e fitoi Van Dijk.

Mendoj se është një fitues i denjë, por kur të kesh një njeri që shënon 50 gola në sezon, nuk mund ta fitosh atë çmim para tij. Unë nuk do t’i shpenzoja paratë e fituara për të parë duke luajtur një mbrojtës. Kjo nuk më argëton, është kaq e thjeshtë! Unë dua të hidhem nga vendi, të bërtas: oh, Zoti im, çfarë performance, çfarë goli! Gjëja më e vështirë në futboll është të shënosh gol”.

Related posts

ZBULON PRAPASKENAT/ Luis Enrique konfirmon përplasjen me “Pleshtin” në vitin 2015

Delo.autor

DAMBROSIO NË PORTË DHE BROZOVIC NË MBROJTJE/ E përditshmja sportive bën lëmsh formacionin e INTERIT (FOTO)

Isa.Autor

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Chelsea shkëlqen në Premier, Ziyech dhe Werner me shifra të frikshme

Delo.autor

Leave a Comment