Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

GATI PËR TRANSFERIM JASHTË SKOCISË/ Momenti i çuditshëm i Eros Grezdës te Rangers

Eros Grezda po kalon një moment të çuditshëm te Rangers në Skoci duke qenë se nuk është në planet e trajnerit Gerard e njëkohësisht po aktivizohet rregullisht me skuadrën e të rinjve.

Sulmuesi i Kombëtares ishte sërish titullar në ndeshjen që Rangers fitoi ndaj Stranraerit me rezultatin 0-2, duke u zëvendësuar në minutën e 83-të.

Kjo ishte ndeshja e dytë radhazi që Grezda luan duke qenë se vetëm pak ditë më parë ishte në ndeshjen Berwik-Rangers.

Sakaq, në Skoci janë të bindur se Grezda tashmë është gati për një transferim jashtë Skocisë dhe destinacioni i tij i ri do të jetë kampionati francez.

Ndryshe nga sa flitej më parë kur bëhej fjalë për një transferim definitiv, tashmë Rangers duket se ka dëshirë që ta huazojë Grezdën, në mënyrë që ky i fundit të arrijë formën dhe të rikthehet një ditë.

Vetë Gerard, u shpreh se ka disa futbollistë që mund të huazohen.

Related posts

Spanjë, Alaves-Betis mbyllin javën e 28-të të La Liga-s

Q.Autor

ZYRTARE/ Valentino Murataj prezantohet me fanellën e Flamurtarit në Vlorë

F.autor

MENDON PËR TË ARDHMEN/ Nga trajneri tek Ibraimi, Kukësi ka shumë dilema për të zgjidhur

Delo.autor

Leave a Comment