Futboll Futboll

E ardhmja e Ze Marias, ja kushtet që të qëndrojë te Tirana

Tirana e ka garantuar sportivisht rikthimin ën Superiore, por janë probleme të tjera që nuk i lënë të qetë bardheblutë. Gjergji Muzaka pret që t’i paguhen 107 milionë lekët që klubi kryeqytetas i detyrohet dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë marrëveshje mes palëve. Është thënë se bisedimet kanë nisur, por vetëm e zeza mbi të bardhë mund të zgjidhë gjithçka. Rreziku është i madh dhe fillimisht Tirana rrezikon që ta nisë kampionatin me -6 pikë dhe më pas të humbasë edhe mundësinë të luajë në elitë.

Braziliani i pankinës së Tiranës, Ze Maria, i pyetur për riskun që kanë të dënohet, deklaroi: “Këto janë gjërat që do i flas me presidentin, pasi edhe kjo ka rëndësi. Skuadra nuk mund të paguajë për një gabim kur nuk isha unë. Kjo ka lidhje me menaxhimin e klubit, ndaj duhet kujdes. Duhet të dimë t’i kalojmë momentet delikate, për të mos e nisur sezonin me -6 pikë, sikundër edhe kam lexuar. Vendimi i FSHF-së, është që deri më 2 qershor nëse nuk janë paguar paratë, Tirana kthehet në Kategorinë e Parë? E vërtetë? Seriozisht e keni. Këtë nuk e dija! Sa bukur. Pra deri më 2 qershor i bie të jetë afati. Kjo duhet folur seriozisht me presidentin, pasi janë të reja, që nuk i dija dhe askush nuk m’i kishte thënë. Kjo mungesë komunikimi dhe informacionesh që nuk vijnë kurrë te trajneri, janë gjërat që klubi duhet t’i përmirësojë. Është një ndër pikat më problematike që kam me klubin. Unë duhet t’i di këto fakte, pasi më prekim mua dhe ekipin”.

Fill pas ndeshjes Ze Maria deklaroi se do të flasë për të ardhmen me presidentin Refik Halili pas ndeshjes me Kastriotin që luhet të mërkurë, ndërkohë që para medieve deklaroi se rinovimi është pranë, edhe pse pranoi se janë disa gjëra që duhet të përmirësohen në vijim: “Në përgjithësi, ai e di se çfarë më duhet mua për të qëndruar. Duhet të rregullojmë disa gjëra të vogla dhe mendoj se s’do të kemi pengesa nga klubi dhe as nga unë. Për pak do i zbuloj që të gjitha sekretet që doni të dini. Një skuadër si Tirana nuk mund thjesht të marrë pjesë në kampionat, ajo duhet të luftojë të fitojë titull, Kupë, të marrë pjesë në Europë. Këto janë kushtet e përgjithshme që i kërkoj presidentit. Ai duhet të më garantojë se çfarë synon skuadra, kjo është gjëja që kërkoj nga presidenti. Nëse janë këto garanci, nuk shoh pse nuk duhet të qëndroj vitin e ardhshëm”.

Related posts

Perëndimi i një “shembullori”/ Ish-lojtari i kombëtares është shumë i pafat

Isa.Autor

SKANDALI ME ZGJEDHJET NË FUTBOLL/ Akuzon Demiraj: Në Fier kryetari ka fikur telefonin dhe është zhdukur që të…

Delo.autor

Kërkesat e Iranit, Fadil Vokrri zbulon pse u anulua miqësorja

Sadik.Autor

Leave a Comment