Futboll Sport

LAJMI I MADH NGA GREQIA/ Lojtarët Behar Ramadani dhe Bregu kërkohen me ngulm nga klubi…

Mesfushori i Vllaznisë, Behar Ramadani, dhe ai i Skënderbeut, Dejvi Bregu, që vetëm një vit më parë ishin pjesë e të njëjtit ekip (Luftëtarit) kërkohen me insistim nga klubi i njohur grek, Panahaiqi i Patrës.

Mediat greke raportonin se lojtarët kanë marrë oferta zyrtare, por fillimisht kanë refuzuar.

Mirëpo, sipas portalit “gnomip.gr”, klubi ka rritur ofertën dhe kërkon të bindë Ramadanin dhe Bregun.

Panahaiqi është pjesë e Superligës 2 në Greqi, ndërsa mbi dy dekada më parë ka luajtur ish-lojtari i Kombëtares, Altin Haxhi, duke shkëlqyer te skuadra nga Patra.

Pjesë e stafit teknik të Panahaqisë është në rolin e zv.trajnerit edhe Marko Jovanoviç, serbi që ka punuar në Shqipëri për Luftëtarin, Kukësin dhe Partizanin.

Ramadani ka firmosur te Vllaznia, ndërsa Bregu është nën kontratë me Skënderbeun.

© SYRI.net

Related posts

DO LARGOHET NGA KOREJA/ Gwangju lë jashtë ekipi Asanin

F.autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Juventus po mendon kthimin e bujshëm, por ka një problem

Delo.autor

ARRIHET MARRËVESHJA/ Bayern Munich gjen zëvendësuesin e Alabas, afron mbrojtësin 22-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment