Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“GRANITI MË JEP KËSHILLA PËR NDESHJEN”/ Flet Xhaka: Kam më shumë përgjegjësi, pasi…

Taulant Xhaka është një nga lojtarët më të mirë të kombëtares shqiptare, por edhe të Bazelit ku ai aktivizohet prej 2010.

Mesfushori ka dhënë një intervistë për zviceranen “Aargauer Zeitung”, ku deklaroi:

“Keni ndonjë ritual para ndeshjeve?

Gjatë gjithë rrugës për në stadium, unë flas me vëllain tim në telefon.

Çdo herë?

Pothuajse gjithmonë. Graniti përpiqet të më japë disa këshilla të fundit, për ndeshjen. Për shkak se i njeh të gjitha klubet e mëdha, pasi ka luajtur pothuajse kundër të gjithëve.

Çfarë këshilla iu jep?

Ai më thotë se cilin lojtar duhet të shikoj, i cili është veçanërisht i shpejtë, teknikisht i fortë, ose tërheq gjithmonë nga brenda. Sigurisht që unë përgatitem me ekipin për këto, por edhe këshillat e vëllait më ndihmojnë.

Loja kundër Junajtid ishte ndeshja juaj e parë në skenën europiane, dhe ishte e magjishme. Pas kësaj keni pasur netë të shumta të tilla. Cila ishte nata juaj më magjike?

Ka shumë është e vështirë të zgjedhësh. Padyshim, barazimi 3-3, në Mançester, është njëri prej tyre. Por edhe, barazimi  1-1 kundër Liverpulit, apo edhe ndeshja e kthimit pak ditë më parë kundër PSV, 2-1, janë disa nga momentet më të mira.

Keni më shumë presion se të tjerët, për shkak se jeni zv/kapiten?

Nuk kam presion, por kam më shumë përgjegjësi. Duhet të ndihmoj të rinjtë, pasi kujtoj veten time kur isha 19 apo 20 vjeç.”, u shpreh Xhaka.

Kujtojmë se Bazeli luajti ditën e djeshme për kualifikueset e Ligës së Kampionëve, kundër skuadrës austriake, LASK Linz, dhe u mposhtën me rezultatin 1-2. Ky rezultat e bën të vështirë ndeshjen e kthimit për skuadrën e Xhakës, por gjithsesi ato do të përpiqen ta kthejnë pas një jave në Austri.

Related posts

STATISTIKAT PËR GOLAT E REALIZUAR/ Njihuni me 10 “tredhëmbëshat” më të mirë në Europë

Delo.autor

“DËMTIMI I GJIMSHITIT FATKEQËSI”/ Kapiteni Berisha: Nëse fitojmë arrijmë playoffin…

Delo.autor

GJERMANIA HUMB SULMUESIN WERNER/ Trajneri Low: I mundim turqit, skuadra të tregojë se…

Delo.autor

Leave a Comment