Futboll

(FOTO) Njihuni me 3 kandidatët për postin e trajnerit të Italisë

Mediat italiane raportojnë se Federata e Futbollit e Italisë (FIGC) është duke i konsideruar tre emra të mëdhenj për postin e trajnerit të Kombëtares së Italisë.

Pozita e trajnerit në ekipin kombëtar italian ka mbetur e zbrazet që prej shkarkimit të Giampiero Venturas, dhe gjetja e zëvendësuesit është komplikuar nga fakti se FIGC është momentalisht pa president, transmeton Express.

Megjithatë, dje është aprovuar buxheti i FIGC-s dhe gazeta italiane “La Stampa” raporton se janë ndarë 5 milionë euro për ta paguar trajnerin e ri.

Përveç tre kandidatëve për president të FIGC-s, Damiano Tommasit, Gabriele Gravina dhe Cosimo Sibilia, janë edhe tre emra kandidatë për trajner.

I pari është ai i Carlo Ancelottit, i cili është i papunë, që pasohet nga trajneri aktual i Chelseat, Antonioe Conte. Listën e përmbyllë trajneri i Zenit St Petersburg, Roberto Mancini.

Related posts

VULOSI TRIUMFIN NDAJ PSG-SË/ Ylli i “Djajve të Kuq” e festoi si i çmendur golin e Rashford nga shtëpia (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Sulmuesi që mund të zëvendësojë Mandzukic, Milan “piketon” një kampion bote

Delo.autor

ÇFARË PO NDODH/ Levante “SHPARTALLON” REALIN në 13 minuta, shënon 2 gola (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment