Futboll Seria A Sport

HUMBI NDESHJEN E PARË TË KAMPIONATIT/ Tek Milan ankohet për arbitrin, ja reagimi i Alesio Romagnoli

Milani humbi ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Udineses në transfertë dhe ka zhgënjyer jo pak tifozët.

Në përfundim të ndeshjes, Alesio Romagnoli foli për “Sky Sport”, duke dhënë mendimin e tij për këtë sfidë të humbur.

“Ne e dinim që kjo ndeshje nuk ishte e barabartë, ne duhet të bënim më shumë dhe kjo nuk ndodhi. Duhet të shohim përpara, të punojmë dhe të përpiqemi të zbatojmë ato që na thotë trajneri. Shpresojmë të puna e trajnerit, jam i sigurt se të gjitha do të vijnë nga stërvitja, vetëm na duhet pak kohë.

Arbitri? Unë mendoj se ai mund të bënte më mirë. Imazhet për rastin e penalltisë ishin të qarta, por vetëm ai nuk mund t’i shihte. Tashmë iku, le të shpresojmë që ai mund të shkojë më mirë herën tjetër”, deklaroi Romagnoli.

Related posts

Francesco Totti: Roma duhet të ndjek modelin e Liverpoolit, ata janë…

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ Nga Bajerni te Interi e Arsenali, spikat supersfida Napoli-Real. Njihuni me duelet e mbrëmjes së sotme

F.autor

KONFIRMOHET HAPJA E STADIUMEVE/ Ja dy ndeshjet e Serisë A që do luhen me tifozë

Delo.autor

Leave a Comment