Futboll Sport

“LOS BLANCOS” APO BARCELONA? Raportohet arritja e negociatave për akordin, Neymar zgjedh klubin…

Rikthimi i Neymarit në Spanjë nuk është një ëndërr por çdo ditë po shkon drejt realitetit.

Gazetari i “MundoDeportivos”, Francesc Aguilar, ka raportuar mbrëmë se PSG dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje me Neymarin dhe orët në vijim pritet të kryhet zyrtarizimi.

Nuk bëhen me dije detajet e negociatave por thuhet se Real Madrid dhe PSG-ja kanë rënë në gjuhën e përbashkët, por oferta e fundit ishte 120 milionë euro plus shërbimet e Luka Modric.

Nuk përjashtohet mundësia që me disa modifikime të vogla, por thuhet se PSG në parim e ka pranuar këtë ofertë duke sjellë në Francë fituesin e “Topit të Artë”.

Neymar që mban epitetin e lojtarit më të shtrenjtë në histori të futbollit, ka qenë instrumental i negociatave të shumta këtë verë.

Edhe Barcelona kërkoi rikthimin e tij në “Camp Nou” në ofertën që përfshinte 100 milionë euro plus Philippe Coutinhon që tashmë zgjodhi të transferohet te Bayern Munich.

Kalimi i Coutinhos në kampionatin gjerman vështirëson situatën për afrimin e Neymarit në “Camp Nou”. Ish-lojtari i Liverpool-it nuk mund të përfshihet më në diskutime, ndërsa Dembele ka refuzuar një mundësi të tillë. Kampionët e Spanjës nuk kanë më sulmues për të ofruar në atë nivel që mund të kënaqë PSG-në.

Related posts

PJESË E MAFIES/ Ish-sulmuesi i Juventusit dënohet me 3 vite e 6 muaj burg

Delo.autor

Zyrtare/ UFC më në fund shkon në Rusi më 15 shtator

Sadik.Autor

PAS NJË KROSIMI FANTASTIK TË CASEMIROS/ Paqueta realizon një gol fluturimthi dhe nis sambën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment