Futboll Kategoria Superiore Sport

HUMBJA NË MIQËSOREN NDAJ BYLIS/ Trajneri Daja: Nuk prisja më shumë se kaq, sepse…

Në fund të ndeshjes miqësore me Bylisin, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, tha se skuadra e tij nuk është ende gati, as në aspektin fizik dhe as në aspektin tekniko-taktik.

“Kjo ishte një ndeshje për të parë kondicionin fizik të lojtarëve, pasi për sa i përket aspektit tekniko-taktik, nuk kisha të tjera pritshmëri, sepse vetëm tri ditë kam bërë stërvitje me grupin.

Kjo sfidë shërbeu shumë për lojtarët e rinj, pasi sikurse konstatuat edhe ju, disa prej lojtarëve tanë kryesorë nuk u aktivizuan (u referohet Koliqit, Muzakës dhe Jashanicës).

Nga ana taktike nuk prisja më shumë, ndërkohë që në aspektin fizik lojtarët janë të ngarkuar maksimalisht, por nuk janë në formën e tyre më të mirë.

Kemi kohë mjaftueshëm përpara për t’u përgatitur ashtu si duhet dhe deri në startin e kampionatit jemi të bindur se do të jemi gati. Ndeshja e parë përballë Flamurtarit? Nuk do doja të ishte Flamurtari, por gjithsesi fakti që luajmë në shtëpinë tonë është shumë pozitiv”, u shpreh ai pas ndeshjes.

Related posts

NDIZET DERBI I ITALISË/ Pas 12 minutash lojë, mesfushori Vidal zhbllokon sfidën ndaj Juventus (VIDEO)

Delo.autor

NUK KA DYSHIME/ UEFA zgjedh mesfushorin më të mirë. Ja kush e fiton çmimin

Delo.autor

STATISTIKAT/ Sulmi “anemik” i Dinamos, shënojnë vetëm tre lojtarë

Delo.autor

Leave a Comment