Futboll Sport

I ÇON SINJAL IBRAHIMOVIÇ/ Carlos Vela shënon një SUPER gol që… (VIDEO)

Zlatan Ibrahimovic apo Carlos Vela cili është më i miri në MSL? Kjo është pyetja që është ngritur në Amerikë.

Mirëpo gjganti suedez nuk e pranon një krahasim me Velën dhe pak kohë më parë dha një deklaratë, ku tha se si mund të krahasohet një ferrari me një Fiat.

“Nuk punova gjithë karrierën time të vij në MLS, dhe të më krahasojnë me Carlos Velan. Mediat po bëjnë një gabim të madh . Ju nuk mund të krahasoni një Ferrari me një Fiat.”, ka qenë deklarata egocentrike e suedezit.

Të dy luajnë në Los Angeles, Ibra për Galaxy dhe meksikani për Los Angeles FC.

Në këtë sezon të rregullt të MLS-së, 37-vjeçari i lindur në Malmo ka shënuar 20 gola e ka dhënë 3 asiste, ndërsa ish-sulmuesi i Real Sociedadit ka arritur ta çojë plot 26 herë topin në rrjetë dhe të asistojë në 15 raste të tjera për gol.

I fundit i realizuar nga Vela, në fitoren 4-0 ndaj San Jose Earthquakes (ish-skuadra e Jahmir Hykës), të lë vërtet me gojë hapur. Finalizimi i rivalit të Ibrës është në stilin e Maradonës apo Lionel Messit.

Related posts

NGA PREMIER TEK SERIE A/ Mesjava e ndeshjeve, e gjithë Europa do të jetë në fushë. Ja axhenda në 4 Top-Ligat…

Delo.autor

“U BËRA 9 QË DOJA”/ Benzema: Futbolli sot, si të ngasësh një Ferrari. I bukur dhe elegant…

Delo.autor

LEGJENDA E BARCELONËS/ Pique rrëfen arritjen kulmore dhe si e pret “lamtumirën”

Isa.Autor

Leave a Comment