Futboll Kategoria Superiore Sport

I JEP LAMTUMIRËN KUKËSIT/ Largohet pas dy sezonesh portieri Frashëri, ja mesazhi i tij

Prej ditësh, Stivi Frashëri i ka dhënë lamtumirën Kukësit. Por klubi sot, ka zyrtarizuar largimin e tij, pas një njoftimi në faqen zyrtare të klubit.

Frashëri ka qenë i pari që e ka dhënë një lajm për largimin e tij dhe flitet se do të transferohet te Teuta.

Shtatlarti luajti 62 ndshje me Kukësin në të gjithë kompeticionet në dy sezonet e fundit.

Njoftimi i klubit:

 

“FK Kukësi informon se marrëveshja mes portierit Stivi Frashëri dhe Klubit tonë ka përfunduar.

Shtatlarti, i cili ka mbrojtur portën e nënkampionëve në 62 ndeshje në të gjitha kompeticionet, gjatë dy sezoneve më skuadrën tonë arriti të fitontë Kupën e Shqipërisë.

Klubi dëshiron të falenderojë Stivi Frashërin për kontributin e dhënë dhe i uron njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij sportive”.

frasheri

Related posts

E BUJSHME/ Chelsea ka Thomas Strakoshën si objektiv primar për portën

Delo.autor

TËRMET “10 BALLË”/ Mourinho e nis frikshëm me Romën në testin e parë

Delo.autor

POLEMIKA MBI KALENDARIN/ Sarri: Flas italisht, pse nuk më kuptoni…

Delo.autor

Leave a Comment