Futboll Sport

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Gafë e madhe e Dortmund, harrojnë të marrin në autobus me ekipin Hummels

Një lajm gazmor ka qarkulluar ditën e sotme në internet, teksa bëhet fjalë për një incident të ndodhur në skuadrën e Borusias së Dortmundit, ku verdhezinjtë kanë harruar të marrin në udhëtimin e kthimit me autobus kapitenin e tyre, Mat Humels.

Lajmin e bëri të ditur gazeta gjermane “Bild”, e cila shkruan se më datë 20 mars në ndeshjen që Dortmundi ka luajtur ndaj Këlnit në kampionat, në rrugën e kthimit për në qytetin e tyre ekipi ka udhëtuar pa kapitenin Mat Humels. Ky i fundit ka udhëtuar i vetëm për tu kthyer në shtëpinë e tij, por ajo që nuk kuptohet është se si nuk është ndjerë mungesa e kapitenit në autobus.

Lajmi është kthyer në batutën e ditës, teksa nuk kanë munguar dhe krahasimet me filmin e famshëm të viteve 90’, “I vetëm në shtëpi”.

Related posts

ANALIZON VITIN 2020 DHE JEP NJË KËSHILLË TË ÇMUAR/ Portieri Courtois: Jam mes më të mirëve në botë. Të rinjve u them…

Delo.autor

E BUJSHME NGA SPANJA/ BALE rikthehet në ANGLI, zbulohet SUPER klubi që ka arritur…

Isa.Autor

UFC/ Adesanya mbron titullin, në peshën e mesme mbetet i pamposhtur

Delo.autor

Leave a Comment