Futboll La Liga Sport

ZBULOHEN PROVAT QË DISPONON ATLETICO/ Barcelona negocionte me Griezmann që në…

Transferimi i Antuan Grizmanit te Barcelona nisi të bëhej i dyshimtë që kur sulmuesi njoftoi se ai do të largohej nga Atletiko e Madridit. Por dalëngadalë ai u bë një sekret i hapur. Ndërsa francezi hidhte sinjale për të ardhmen e tij, klubi i tij e kishte zbuluar sekretin përpara se Barcelona ta bënte transferimin zyrtar më 12 korrik.

“El Mundo Deportivo” zbulon ekzistencën e një email-i, të cilën Atletiko do ta përdorë si provën e saj më të fortë për të konfirmuar se bisedimet me lojtarin kishin nisur që në muajin mars. Dhe kjo është arsyeja pse ata u kërkojnë katalanasve 200 milionë euro, klauzolën e atëhershme të sulmuesit, e cila zbriti në 120 milionë vetëm pas 1 korrikut.

PËRMBAJTJA

Sevan Karian, një prej përfaqësuesve të Grizmanit, i dërgon një e-mail motrës së futbollistit, Maud dhe babait të tij Alen në mars. Në këtë e-mail gjendet i gjithë informacioni i ofertës së Barcelonës për francezin, deri në detajet e rrogës që ai do të përfitonte në “Camp Nou”. “El Mundo”, e cila e zotëron këtë e-mail, raporton se administratori i Atletikos, Migel Angel Gil Marin, është gjithashtu në posedim të këtij dokumenti. Email-i do të përdoret si provë e rëndësishme, ku do të bazohet pretendimi i Atletikos së Madridit në çështjen gjyqësore kundër Barcelonës pas denoncimit të këtij transaksioni në zyrat e La Ligës.

Argumenti i tyre është se Barcelona po negocionte me lojtarin përpara se të ulej vlera e klauzolës së Grizmanit, pavarësisht se kampionët e Spanjës e mohojnë ekzistencën e një paraakordi. Grizman prej ditësh është bërë një lojtar i Barçës. Ai stërvitet dhe ka debutuar me katalanasit, por fjala e fundit i takon La Ligës, e cila duhet të vendosë nëse transferimi i francezit është i ligjshëm apo jo.

Grizman

Dhe Havier Tebas, numri 1 i kampionatit spanjoll, konfirmoi muajin e shkuar se nuk është thënë ende fjala e fundit dhe La Liga ka mundësi ta bllokojë transferimin. “Atletiko ka prezantuar një ankesë me shkrim, duke vënë në dyshim mundësinë për t’i lëshuar licencën Barcelonës për të luajtur Grizman.

La Liga ka mundësinë për ta bllokuar blerjen e një lojtari, ka një mekanizëm që është vënë në lëvizje dhe do të jenë organet përkatëse ato që do ta zgjidhin këtë situatë. Unë nuk kam elementë për të gjykuar”, tha Tebas. “Nuk e di nëse ka pasur shkelje apo jo, por ajo që po merret në konsideratë është se Atletiko duhet të ketë të drejtën për të mbrojtur të drejtat e saj. Dhe ata këmbëngulin që kanë prova se ka pasur një shkelje. Është një çështje me shumë vështirësi juridike dhe nuk do të shqyrtohet shpejt, përkundrazi do të duhet pak kohë”.

Related posts

Gattuso i “fiksuar” pas këtij sulmuesi që po mahnit futbollin

Sadik.Autor

SHANTAZHUAN NDAJ POGBAS/ Raiola i kundërpërgjigjet Scholes, komenton edhe Neville

Isa.Autor

OBJEKTIVAT E MERKATOS/ Ylli i Arsenalit në listën e Spallettit, Marotta do të tentojë që…

Isa.Autor

Leave a Comment