Futboll Kategoria Superiore Sport

LUAJTI TEK LUFTËTARI NË SEZONIN E FUNDIT/ Mesfushori Ymeraj firmos me skuadrën greke…

Maldin Ymeraj është lojtari më i ri i skuadrës greke, Panahaiki e cila luan në kategorinë e dytë greke.

Lajmi është bërë me dije nga vet klubi grek, që ka zyrtarizuar ditën e sotme 24 vjeçarin.

Ymeraj ka luajtur sezonet e fundit me Kukësin dhe Luftëtarin në kampionatin shqiptar, por tashmë ai ka zgjedhur të rikthehet në Greqi.

“Jam i gëzuar që rikthehem në Greqi, për llogari të Panahaikis. I njoh mirë kërkesat e skuadrës e të tifozërisë dhe premtoj se nga ana ime do të jap çdo gjë për të arritur objektivat”, është shprehur Ymeraj për faqen zyrtare të klubit.

Related posts

NDIZET SUPERSFIDA/ Nainggolan: “San Siro” i jashtëzakonshëm, ëndërroj një gol në derbi

Isa.Autor

MANCHESTER CITY-TOTTENHAM/ Përballja “Big” që pritet të dhurojë spektakël (FORMA

Delo.autor

“SHPËRTHEN” LAPORTA/ Akuza për komplot, Flick pyetet për rinovimin

F.autor

Leave a Comment