Futboll Sport

Humbja në Kukës, Partizani gati për ndryshime drastike

Me ndryshimin e tretë në kullën drejtuese u mendua se Partizani gjeti qetësinë dhe fitoi ekuilibrat në skuadër. Në pesë ndeshjet e para nën drejtimin e Klevis Dalipit, ekipi ishte rezultativ në çdo aspekt dhe të kuqtë krenoheshin për harmoninë e krijuar. Madje, trajneri në çdo dalje para mediave falënderonte futbollistët, kryesisht të ashtuquajturit senatorë, për përkrahjen dhe që e ndiqnin të gjithë.

Por, u desh të vinte humbja e thellë 4-0 në transfertën e Kukësit për të treguar edhe një herë se çfarë ka përbrenda ky Partizan i këtij edicioni, që nuk ka lënë rekord negativ pa thyer në historinë e klubit.

E ashtuquajtura dashuri e re, e krijuar së fundmi te Partizani, rezultoi si titulli i romanit të Grabiel Garsia Markezit: “Dashuri në kohën e kolerës”. Trajneri Dalipi nuk e përtypi dot humbjen dhe lojën e disa lojtarëve dhe për këtë ai shpërtheu ndaj të ashtuquajturve titullarë të paprekur në konferencën pas ndeshjes. Lojtarët iu kundërvunë trajnerit, ndonëse më parë kishin deklaruar se: “Me Dalipin jemi më të lirshëm, më të qetë dhe luajmë pa frikë”.

Edhe pse presidenti i klubit nuk e bëri dramë humbjen në Kukës, por u mjaftua me një tërheqje vëmendjeje të lojtarëve dhe një besim të trajnerit, më- sohet se Partizani e ka të nevojshëm edhe një revolucion të radhës në merkaton e verës. Ndaj, ata që mbijetuan në dimër, nuk është e thënë se e kanë të sigurt vazhdimësinë, por edhe të ardhurit në janar do t’i nënshtrohen analizës.

Mungesat në mbrojtje në transfertën e Kukësit nxorën në pah faktin se klubi i ka të detyrueshme përforcimet në prapavijë, pasi mungojnë dubluesit, pse jo edhe titullarët cilësorë. Ishte thënë me kohë që ndeshjet me Kukësin dhe Skënderbeun do të vendosnin shumë për fatet e Partizanit, pasi indirekt varej çështja e vendit të dytë dhe pjesëmarrja në Europë, por edhe rinovimi i lojtarëve dhe stafit teknik.

Në Kukës “demat” morën një humbje turpëruese, kështu që takimi me Skënderbeun merr trajtën e një finaleje, e cila duhet fituar për shumë arsye, ku për lojtarët dhe stafin është që të shpëtojnë “lëkurën”. Ndonëse klubi nuk ka lënë të kuptohet kjo, mësohet se drejtuesit e kanë nisur punën për sezonin e ri, kur pritet një rifreskim i të gjithë reparteve të skuadrës, pse jo edhe hallkave të tjera të klubit.

Related posts

PAS HUMBJES NDAJ APOLONISË/ Ahmataj: U ndëshkuam nga një penallti shumë e thjeshtë e dhuruar

Delo.autor

ZYRTARE/ Kapiteni Pere i vitit historik të Dinamos prezantohet në klubin maqedonas…

Delo.autor

UEFA sot dënon Barcelonën/ Ja çfarë ndodhi gjatë ndeshjeve të Championsit

Sadik.Autor

Leave a Comment