Futboll Sport

JANË YJE ME KOSTO ZERO NË TREG/ Ja top-formacioni i lojtarëve ende falas në merkato (VIDEO)

Gazeta sportive spanjolle “AS” ka përzgjedhur top-formacionin e lojtarëve ende të lirë, që mund të merren me kosto zero nga ekipet e ndryshme në merkaton e kësaj vere, e cila ka hyrë tashmë në ditët e fundit për disa liga, sikurse është ajo angleze. Klubet duhet të nxitojnë e të bëjnë goditjet e leverdisshme, duke marrë yje falas, gjë për të cilën është shquar më së shumti Juventusi. Edhe këtë verë, bardhezinjtë e Torinos nuk ngurruan të marrin si lojtar të lirë një yll të PSG, si Adrien Rabiot. Megjithatë, të tjerë janë në dispozicion të të interesuarve. Ndoshta ata do të bënin mirë të “kërkonin punë” përmes rrjeteve sociale, sikurse bëri Dani Alves.

36-vjeçarit brazilian nuk i doli keq kjo rrugë, sepse siguroi një kontratë të majme financiare dhe rikthimin në atdhe pas 17 vitesh në Europë.  apo në muajin e fundit, për të tjera. Ky është formacioni (3-5-2) më i mirë i lojtarëve, që kanë përfunduar kontratën e tyre dhe aktualisht janë pa ekip: Adrian – Simson, Skrtel, Cahill – Ben Arfa, Cabaye, Marchisio, Guarin, Ribey – Sturridge, Balotelli.Po sikur klubet e mëdha t’i shikojnë këto emra? Po sikur Real Madridi apo Barça të “peshkonin” këtu në ditët e mbetura të merkatos së verës?

Related posts

MERR FUND DILEMA/ Pep GUARDIOLA arrin marrëveshjen me SUPER lojtarin e ri

Isa.Autor

Te Real Madrid janë të fiksuar pas Salah, ofrohen miliona euro dhe një titullar!

Sadik.Autor

Çerçesov: “Bëmë mrekullinë, tani na duan në të gjithë Rusinë”

Isa.Autor

Leave a Comment