Futboll Premier League Sport

NGA CHAMPIONSI TEK “TOPI I ARTË”/ Paralajmëron Van Dijk: Është koha për t’u rikthyer në…

Virgil Van Dijk është një nga yjet e Liverpool-it. Që kur mbërriti në “Anfield”, qendërmbrojtësi e ka ngritur nivelin e tij dhe të ekipit, derisa arritën të fitojnë Ligën e Kampionëve në sezonin e kaluar. Holandezi, emri i të cilët përflitet fort për “Topin e Artë”, dha një intervistë për ESPN. Aty siguroi se ky trofe i Liverpool-it është vetëm fillimi i një cikli suksesesh.”Ne kemi arritur gjënë më të madhe, por ky është vetëm fillimi. Koha për të festuar ka mbaruar, është koha për t’u rikthyer në betejë”, – tha Van Dijk në lidhje me sezonin e ri, në të cilin shpreson të fitojë titullin në Premier League.

“Reds” ishin shumë pranë këtij trofeu sezonin e shkuar, por që përfundoi me “fotofinish” në duart e Manchester City (me një pikë më tepër), pas një rivaliteti të jashtëzakonshëm. “Të jesh kaq afër titullit tregon se ke merita të mëdha, por ishte zhgënjyese të mos e fitosh atë për vetëm një pikë. Ne e dimë se do të jetë e vështirë, sepse Manchester City do të përmirësohet, gjithashtu skuadrat e tjera, por nuk kemi frikë të përballemi me këtë sfidë”, – shpjegoi holandezi.

Lidhur me Ligën e Kampionëve, Van Dijk thotë se është “lehtësuar”, që e ka fituar atë: Është një ndjenjë, që nuk di si ta përshkruaj. Ndjeva një lehtësim të plotë në tërë trupin tim. Ne ishim nën presion dhe mendova: Më në fund, mbaroi. Ne po mbroheshim si të çmendur, por kur Divock shënoi, gjithçka tjetër nuk kishte rëndësi. Ndieja shumë emocione. Pastaj, fitimi i Ligës së Kampionëve ishte lehtësim”Kandidatura e mundshme për “Topin e Artë”, tani për tani nuk ia prish gjumin.

Van Dijk pranoi se është diçka special, aq më shumë për një mbrojtës, por kujdeset më shumë për kolektivin sesa çmimet individuale: “Është e veçantë të shohësh emrin tënd të lidhur me një çmim kaq prestigjioz, aq më tepër që luan si mbrojtës. Një siktuatë e shkëlqyeshme, por e vetmja gjë që ka rëndësi për mua është të ruaj nivel të lartë si futbollist. Dua ta filloj përsëri fuqishëm sezonin e ri, për t’i arritur qëllimet e klubit. Kjo është gjëja më e rëndësishme”.

Related posts

TRONDITET SPANJA/ Një tjetër kampion BOTE largohet nga kombëtarja (FOTO)

Isa.Autor

Gattuso: Kemi bërë një hap mbrapa

Delo.autor

“EDHE UNË DOJA TË ISHA FITUES”/ Griezmann: E fitova Botërorin, çfarë duhet të bëj tjetër për…?

Isa.Autor

Leave a Comment