Futboll Premier League Sport

TEPËR EMOCIONUESE/ Lacazette dhe Ozil i plotësojnë dëshirën tifozit të verbër (VIDEO))

Një tifoz i vogël (fëmijë) i verbër i Arsenalit pati një takim emocional me një nga lojtarët e tij të preferuar në “Emirates Stadium”, në Londër, kohët e fundit. Pamjet tepër emocionuese për këdo i përkasin datës 2 gusht. Djaloshi që aspironte të bëhej futbollist, Mikey Poulli, u verbua plotësisht kur ishte 7 vjeç, por kjo nuk e kufizoi në dashurinë për këtë sport, veçanërisht për skuadrën e zemrës, Arsenalin.

Ai u takua me “heroin” e tij, Alexandre Lacazette, lojtarin më të mirë të sezonit të kaluar të “Topçinjtë”, por jo vetëm, edhe me Mesut Ozil. Ai nuk po e besonte këtë gjë, teksa u filmua duke e prekur me dorë Lacazette, duke “shijuar” tiparet e fytyrës së yllit francez. “Kampion brenda dhe jashtë fushës. Ai ishte shumë i mirë për mua dhe familjen time, një zotëri”, – tha Poulli për Lacazette, pas takimit me futbollistin.

Blind Mikey meets his hero Alexandre Lacazette Officiel ❤⚽️

Gepostet von 433 am Samstag, 3. August 2019

Alexandre Lacazette makes blind fan's dream come true

Alexandre Lacazette makes blind fan's dream come true 🙏

Gepostet von Oh My Goal – Asia am Montag, 5. August 2019

 

Related posts

DUAN TITULLIN/ MILANI nuk ndalet, gati firma me mesfushorin e njohur

Isa.Autor

NUK NDALET INTER ME PËRFORCIMET E MËDHA/ “Zikaltërit” tentojnë të “rrëmbejnë” mbrojtësin spanjoll

Delo.autor

Barcelona, Valverde “qan” akoma për humbjen në Romë

Sadik.Autor

Leave a Comment